Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Si erdhi tek rrahja në pompën e derivateve në Ferizaj që e çoi drejt vdekjes 50-vjeçarin

50-vjeçari Asllan Leskovci ka vdekur në muajin shkurt të këtij viti në QKUK, pasi paraprakisht u godit me grusht në kokë në parkingun e një pompe derivatesh në fshatin Bibaj të Ferizajt. Nga goditja që mori i ndjeri ra në beton. Pamjet e kamerave të sigurisë ndodhen në duart e policisë e prokurorisë.

I dyshuari që ka goditur 50-vjeçarin ka qëndruar disa ditë në arrati, por gjatë ditës së djeshme u raportuar se i njëjti është dorëzuar në stacionin policor.

B.Sh., është dorëzuar në polici në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas marrjes në pyetje me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Lidhur me rastin Gazeta Express ka kontaktuar me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, i cili tha se gjatë ditës së sotme për të dyshuarin do të përgatitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Ndërsa, theksoi se viktima dhe i dyshuari nuk janë njohur më parë dhe goditja fizike ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të rastit.

“I dyshuari është dorëzuar në polici gjatë ditës së djeshme, sot do të përgatitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit. I dyshuari dhe viktima nuk janë njohur më parë, dyshohet se ishte mosmarrëveshje e rastit”, tha kryeprokurori Jashari për Gazetën Express.

“Pamjet nga kamerat e sigurisë i kemi, shihet se viktima bie në tokë nga një goditje e të dyshuarit”, përfundoi ai.

Viktima ishtë dërguar në ambulancë nga i dyshuari, i cili më pas ishte larguar në drejtim të panjohur.

Sipas versionit të familjarëve, 50-vjeçari ishte me aftësi të kufizuara dhe nuk ishte në gjendje ta sulmonte askënd.

Postime të ngjashme

Shkëmbim zjarri mes policisë dhe një grupi, identifikohen efektivët e plagosur në Mamurras, në spital dhe një qytetar

S.B.

Sherri i vëllezërve me fqinjin/ Vritet me kallashnikov 50-vjeçari në Dibër, arrestohet autori. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori

S.B.

Në veturën e një dileri nga Tetova policia ka zbuluar 100 paketime kokainë

S.B.

Një person ka humbur jetën në fatkeqësi trafiku pranë ish spitalit të qytetit në Shkup

S.B.

143 kg kokainë në portin e Durrësit, lihen në burg dy administratorët. Pamjet brenda gjykatës

S.B.

Gazetarja merret me forcë nga vendi i punës në Tiranë, sulmohet fizikisht nga i dashuri i saj

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...