Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Si funksionon oksimetri, pajisja e nevojshme për të prekurit nga koronavirusi

Covid -19 i kthyer në një pandemi e cila globalisht po shkakton dëme të medha jetësh njerëzore dhe recension të thelluar ekonomik me sa duket gradualisht aktiviteti i tij po dekrementohet, meritë kjo e së cilës konsiderohet “Imuniteti i Tufes” pra ky gur kilometrik cili po kalohet gradualisht dhe kuptohet vaksina eshte finalizimi e cila do të ndërpresë zinxhirin Covid.

Sic e kemi përmëndur shpeshherë, të vetmet aparatura të cilët diagnostikojnë pacientët me Covid-19 janë pajisjet monitoruse, pajisjet oksigjeno-terapeutike dhe Ventilatoret e Reanimacionit (Respiratorët).

Në këtë periudhe pandemie të gjithë qytetarët janë të këshilluar të monitorojnë nivelin e oksigjenit të tyrë në gjak pasi kjo është indikatori më i rëndësishem për të kapur në kohë progresivitetin e Covid-19-tës në mushkëritë tona.

Oksimetri Dixhital ështe një pajisje e vogël e cila monitoron nivelin e oksigjenit në gjak.

Por si funsionon kjo pajisje e vogël e cila monitoron oksigjenin tonë në gjak dhe përse është një indikator vigjilent ndaj Covid-19 për ta trajtuar në çastin e duhur.

Oksimetri dixhital është i përbërë nga dy llamba (diode) LED ku njëra diodë është me ngjyrë të kuqe dhe tjetra është me Infra-të kuqe (IR Diode) dhe gjithashtu kjo pajisje përmban dhe 2 sensorë të cilët monitorojnë valët (driten e ketyre dy diodave).

Pajisja është e këshillueshme të vendoset në gishtin tregues e sygjeruar në krahun e majtë pikërisht në anën kardiake (krahu i zemrës)

Në rast se kemi vendosur gishtin në këtë pajisje atëherë të dy llambat (diodat) do aktivizohen në mënyrë manuale ose automatike.

Gjaku i cili është i pasur me oksigjen përthith drite e llambes Infra-te kuqe, ndërsa gjaku i cili nuk është pasur me oksigjen përthith dritën e llambës së kuqe.

Pikërisht diferenca ose raporti midis këtyre dy vlerave të përfituara nga gjaku pasur me oksigjeni dhe gjaku jo i pasur me oksigjen përfton vlerën e përcaktuar të sasisë së oksigjenit në gjak.

Vlera normale e oksigjenit në gjak duhet të jetë nga 94% – 100%.

Nqs kemi nje rënie të vlerës së oksigjenit në gjak nën vleren minimale 94% dhe nqs vlera vazhdon të jetë e ulët për një kohë relativisht të gjatë atëherë duhen marrë masa.

Oksimetri Dixhital është shumë i rëndësishëm në këtë moment pandemie, por njëkohësisht shkakton stres tek qytetaret, pasi ata janë të predispozuar ta masin shpesh vlerën e tyre të oksigjenit në gjak.

Dua t’u jap një mesazh të gjithë qytetarëve:

Nuk duhet të shqetësohen dhe duhen të evitojnë matjen në mënyrë të shpeshtë me oksimetër pasi emocionet shkaktojnë stres dhe stresi është sëmundja adicionale më e dëmshme së sëmundjet e tjera.

-Respektoni rregullat e distancës

-Disinfektoni duart hera-herës

-Mbani maskën FFP1 në ambiente të ngarkuara me qytetare.

Këto janë masat parandaluese ndaj Covid-19

*Armand Mertenika-Inxhinieri Bio-Mjekësor (Inxhinieri i Respiratoreve)

Postime të ngjashme

Tri ilaçe befasuese në shtëpi për dhimbjet e këmbëve që qetësojnë dhimbjet shpejtë

D V

Nëse veproni kështu kurrë nuk do t’ju vijë era djersë!

D V

Përfitime shëndetësore që nuk i prisni nga frutat më të famshme të verës

D V

Pijet më të mira për një metabolizëm të shpejtë

D V

Ushqimet dhe pijet që duhen konsumuar në rast dehidratimi

D V

A duhet t’i kontrolloni rregullisht nivelet e kolesterolit?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...