Maluma ka ndarë një imazh me ‘nipin’ e tij.
Këngëtari i njohur kolombian ka ndarë në llogarinë e Instagramit një imazh tejet të lezetshëm.
Ai ka sqaruar në mbishkrimin e fotos se bebushi në foto është fëmija i dy miqve, njëherësh edhe artistëve me famë botërore Luisa Fernanda dhe Pipe Bueno.
Maluma ka treguar se është kumbar i të voglit, teksa ka pyetur fansat se si ju duket ai si baba.
“Si ju dukem si baba?”, pyeti fansat me shaka ai.
Kujtojmë se Maluma është në një lidhje me Susana Gómez, e cila nuk është pjesë e botës së showbizit.
Ndërsa çifti nuk i ndalin paraqitjet së bashku pasi shihen mjaft shpesh në takime apo shëtitje romantike.