Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Si mund t’ia shpëtojë Liverpooli karrierën Amir Rrahmanit?

Zhurnal Ads

Tjetër ndeshje në stol për Amir Rrahmanin.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës nuk po ka hapësira në këtë fillim sezoni te Napoli.

Ai vazhdon të presë për të bërë debutimin, pasi ende nuk e ka bindur trajnerin Gennaro Gattuso se meriton të jetë në formacion.

Amiri ishte në stol edhe mbrëmë kundër Real Sociedad në Europa League.

Kalidou Koulibaly dhe Konstantinos Manolas janë zgjedhja e parë e Gattusos, pas tyre vjen Nikola Maksimovic, dhe tani Rrahmani.

Kjo është vërtetuar edhe mbrëmë, pasi legjenda e Milanti e la në stol Manolasin dhe startojë me dyshen Koulibaly- Maksimovic.

Këto janë muaj të vështirë për kapitenin e ‘Dardanëve’ dhe do të ketë të tilla edhe disa muaj, ndoshta të paktën deri në janar të vitit 2021.

Kalidou Koulibaly është duke u kërkuar nga Jurgen Klopp që e do patjetër te Liverpooli për ta zëvendësuar të dëmtuarin, Virgil van Dijk.

Një transferim i Koulibaly në Angli, do të bënte që ndoshta të ndryshojë edhe karriera e Rrahmanit me fanellën e Napolit, pasi do të kishte më shumë hapësira për të treguar veten dhe për t’ia bërë me dije Gattusos se meriton minuta dhe pse jo të jetë edhe titullar ndeshje pas ndeshjes.

Koulibaly nuk e ka mohuar mbrëmë largimin nga Napoli, edhe pse thotë se është i lumtur në Itali.

“E dua Napolin dhe Napoli më do mua, kjo është më e rëndësishmja. Kam edhe tri vite kontratë, jam i qetë, shumë ekipe po më duan, por unë jam ende këtu. Dua të vazhdoj të luaj dhe të jap më të mirën, më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Janari do të jetë muaj shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Koulibaly, por edhe të Amir Rrahmanit.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Starton sot edicioni i ri futbollistik 2020/2021 në Shqipëri

S.B.

Ismael Bennacer nuk largohet, i lumtur në Milan

E.E.

Pioli i befasuar me pjekurinë e lojtarëve të Milanit, pendohet pse vrapoi dhe festoi si i çmendur

E.E.

Formacionet e mundshme: Juventus-Dynamo Kyiv dhe Barcelona-Ferencvaros

admin

Mourinho dëshiron të luftojë për 4 trofe me Tottenhamin e tij këtë sezon

Z H

Sky: Totti është infektuar me coronavirus

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...