Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Si ndikon një orë ecje në javë për Osteoartritin

Osteoartriti është një nga format më të zakonshme të artritit tek të rriturit dhe zakonisht tek moshat e moshuara.

Veçanërisht osteoartriti i gjurit prek rreth 13% të njerëzve mbi moshën 60 vjeç.

Kjo shifër vjen duke u rritur me 40%në mosha më të mëdha.

Duke qenë një problem që shkakton dhimbje dhe vështirësi në lëvizje, për pjesën më të madhe të njerëzve zgjidhja e parë është operimi.

Studime të reja kanë treguar se ekzistojnë edhe mënyra më të lehta se si mund të kujdeseni për mos degradimin e osteoartritit

Për të mos iu drejtuar operacioneve dhe qetësuesve të fortë mjafton të rrisni pak kohën që kaloni duke kryer aktivitete.

Ekspertët thonë se aktiviteti i lehtë fizik si ecjet e shpejta të paktën një orë në javë mund të përmirësojnë simptomat e kësaj sëmundje.

Studimi

Studimi ku morën pjesë 1500 të rritur të cilët vuanin nga osteoartirti i gjurit zgjati për një periudhë 4 vjeçare.

Gjatë kësaj kohe u mblodhën të dhëna për aktivitetin e përditshëm të çdo pacienti.

U vu re një përmirësim tek personat që kishin aktivitet gjatë ditës.

Ecja për një orë në javë mund të ulë dhimbjen e kockave dhe simptomat e osteoartritit të gjurit me 85%.

Të gjithë pjesëmarrësit në studim nuk kishin simptoma të degraduara të sëmundjes gjatë gjithë studimit.

Me praktikimin e një orë ecje në javë, ata arritën të mbanin nën kontroll sëmundjen duke pakësuar edhe dhimbjen.

Ndërsa pjesa e pjesëmarrësve që nuk zhvilluan asnjë aktivitet fizik patën probleme më serioze me osteoartritin gjatë viteve.

Një orë aktivitet sportiv në javë ju jep mundësinë të përmirësoni jetesën tuaj me këtë sëmundje.

Ekspertët thonë se ky zbulim i ri do të ndikojë edhe në jetën tuaj të përditshme.

Duke filluar që nga e ecura në shtëpi, deri tek shëtitjet apo qëndrimi për një kohë të gjatë në këmbë.

Zgjidhni të ecni 1 orë në javë apo 15 minuta çdo ditë, kjo mënyrë do t’ju ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të osteoartritit./AgroWeb.org

Postime të ngjashme

BAJAMET MUND TË NDIHMOJË NË LARGIMIN E DJEGIEVE NGA DIELLI

Lea Muslija

“BioNTech” e dërgon vaksinën e saj të parë kundër kancerit në fazën e dytë

Lea Muslija

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj kur e eliminoni qumështin tërësisht nga dieta juaj

Dafina Vidishiqi

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse ecni zbathur në rërë?

Lea Muslija

Ky medikament redukton rrezikun e vdekjes ose shtrimit në spital nga Covid-19

Lea Muslija

Katër simptoma të një tiroideje joaktive

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...