“Si në filma”, kamarieri robot në restaurantet e Kubës tërheq vëmendje të madhe

nga D. V.

Për Sonia Perez, hyrja në restorantin Dona Alicia të Havanas ishte si të hynte në një film.

Edhe pse Kuba lufton me ndërprerjet e energjisë dhe mungesën teknologjike, ky restorant ka hyrë në shekullin e 21-të me menu digjitale, dhe madje edhe një robot që shpërndan ushqim.

“Mendova se isha në një film vizatimor”, tha Perez.

“Do të doja të kishte më shumë prej tyre në Kubë… Ne jemi vërtet shumë prapa në teknologji.”

Ndërsa i zakonshëm globalisht, një automatizim i tillë është një arritje komplekse në Kubë për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike në ishull dhe mungesës së teknologjisë moderne, shkruan AP, përcjell Telegrafi.

I hapur shtatë vjet më parë, bëhet e ditur se restoranti gradualisht përqafoi teknologjinë, duke filluar me tabletët në tavolina, të ndjekura nga shërbimet e Alexa dhe duke kulmuar me ardhjen e robotit që shpërndan ushqim.

Ndryshe, pavarësisht sfidave të aksesit të kufizuar dhe shpesh jo të besueshëm në internet në Kubë, roboti duket se po kalon këto pengesa.

Menaxheri Yadiel Hernandez beson se përparimet teknologjike ndihmojnë në tërheqjen e klientëve duke krijuar një përvojë unike dhe tërheqëse të ngrënies në Havana.

“Ne kemi vënë re një ndryshim”, tha Hernandez.

“Të dy, fëmijët dhe të rriturit e shohin interesant që një asistent robotik të sjellë ushqim në tryezë…është një përvojë e re.”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More