Si po ecin marrëdhëniet Shkup-Sofje me qeverinë e re?

nga I.A

Shkup, 14 shkurt – Shkupi dhe Sofja kontesti problematikë që po pengon rrugëtimin evropian të Maqedonisë së Veriut. Derisa ish pushteti i kaluar ishte në fund të përpjekjeve për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare u përfundoi edhe mandati i tyre dhe ngelën në opozitë. Në pushtet erdhi VMRO-DPMNE e njohur si parti nacionaliste, a filloi gjithçka nga zero? Kur do të zgjidhet ky kontest që vendi jonë këmbë lirë të vazhdojë të ecë drejt BE-së? Nuk dihet akoma, madje në këtë situatë më shumë ka optimizëm nga presidenca sesa nga Qeveria e Kuvendi, shkruan Zhurnal.

Marrëdhëniet RMV-Bullgari! Siljanovska optimiste –

Presidentja e vendit Gordana Siljanovska Davkova shprehet optimiste se do të përmirësohen raportet Shkup –Sofje. Për dallim nga Siljanovska kryeministri Mickoski thotë se ende nuk ka pasur asnjë kontakt me qeverinë e re në Buollgari. Presidentja Gordana Siljanovska Dafkova me shumë optimizëm flet për marrëdhënijet e mira mes RMV-së dhe Bullgarisë. Është e bindur se procesi mes dy vendeve do të debllokohet por thotë se një gjë e tillë nuk varet vetëm nga Maqedonia e Veriut. Sipas Presidentes Siljanovska Dafkova zgjidhjet e mundshme për debllokim të procesit do të diskutohen në takime të drejtpërdrejta.

“Po shoh debllokim. Procesi nuk varet vetëm nga ne, sepse kemi treguar bashkëpunim të paparë dhe të padëgjuar për sa i përket integrimit tonë evropian. Mendoj se duhet të flasim, të negociojmë. Sipas njohurive të mia, ka një hap përpara. Takova edhe presidentin e Bullgarisë në Aushvic. Mes nesh ka dialog miqësor dhe mirëkuptim, pres që zgjidhjet e mundshme të diskutohen në takime të drejtpërdrejta”, ka theksuar presidentja Davkova.

Gjashtëmujori parë pa ndryshime Kushtetuese, a duhet të shpresojmë për gjashtëmujorin e dytë?

Kaluan 6 muaj ndërsa koalicioni VLEN nuk e ka plotësuar premtimin për ndryshimet kushtetuese dhe zhbllokimin e procesit eurointegrues, akuzojnë partitë opozitare. Sipas BDI-së, VLEN manipulon ndërsa afati 6 mujor skadoi për rishqyrtimin e pjesëmarrjes së tyre në qeveri. Dorëheqje dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare kërkuan edhe nga ASH, krahu i Ziadin Selës. Ministri i Shëndetësisë, dhe një nga liderët e VLEN-it. Arben Taravari, tha se kryetarët e partive të VLEN-it duhet të ulen dhe të bëjnë strategji se si më tutje.

Ndërkohë VMRO-DPMNE nuk pajtohet që të hapet Kushtetuta pa garanci që të mos ketë bllokada të reja në të ardhmen.  Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi nga Berlini tha se shumica qeveritare është e gatshme menjëherë t’i përfshijë bullgarët në Kushtetutë, por kërkon parashikueshmëri të procesit.

“Nuk kemi kurrfarë problemi me atë që bullgarët të jenë pjesë e Kushtetutës, por presim garanci se menjëherë pastaj nuk do të ketë kusht tjetër”, tha Gashi për Dojçe Vele, duke theksuar se në Qeveri nuk ka dilemë se duhet të vazhdohet rruga evropiane e vendit sa më shpejtë.

Prandaj, mbetet të shihet nëse në gjashtëmujorin e dytë do të ketë lëvizje pozitive në këtë drejtim. Edhe pse është shumë e vështirë sepse viti që vjen do të jetë gjithashtu vit i zgjedhjeve, dhe secili veprim që bëhet nuk do mend që do të ndikojë dukshëm edhe në kutitë e votimit. Sikurse veprimi sikurse mos veprimi do të vendoset në peshoren vlerësuese, me lapsin në duart e qytetarëve.

Pikët politike anash, duhet unitet që Maqedonia e Veriut ta kalojë këtë sfidë –

Në Maqedoninë e Veriut tash ose asnjëherë më vendi dhe qytetarët kanë nevojë për unitet politik përballë kësaj sfide që është vendimtare për vendin dhe shoqërinë. Të gjithë njëzëri duhet të deklarohet dhe në Kuvend të grumbullohen 80 vota deputetësh që ndryshimet e duhura Kushtetuese të bëhen.

Ndryshimet kushtetuese janë vendimtare për ecurinë e vendit, nëse ndodhin vendi vazhdon rrugëtimin evropian, nëse nuk ndodhin vendi izolohet dhe pëson regres dhe sërish ballafaqohet me veton bullgare, pra kemi kthim në pikën zero. Mes tjerash, nga kjo situatë lirshëm mund të thuhet se po që ndryshimet kushtetuese janë orientuese të vendit, pasi Maqedonia e Veriut është e orientuar drejtë Bashkimit Evropian gjegjësisht Perëndimit, nëse nuk ndodhin këto ndryshime atëherë orientimi i vendit vihet në rrezik sepse kjo qartazi është në favor të Rusisë.

Ndryshimet Kushtetuese duhet të ndodhin dhe vendi të vazhdojë me rrugëtimin për anëtarësim të plotë në BE, kjo pastaj sjellë progres të gjithanshëm dhe në gjitha fushat tjera. E për këtë duhet unanimet i plotë që përmes konsensualitet të partive politike të sigurohen votat e nevojshme që këto ndryshime të ndodhin sepse janë në dobi të të gjithë qytetarëve dhe vendit në përgjithësi. E për këtë duhet ta dëshmojnë vetë partitë politike se janë në shërbim të qytetarëve dhe për këtë arsye lënë anash pikët politike por veprojnë në drejtim të ndërtim të një të ardhme më të sigurt e me perspektivë. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More