Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Si po përgatiten rrjetet sociale për kaosin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Zhurnal Ads

Nuk ka shumë në SHBA që janë të sigurtë se do të ketë një rezultat të zgjedhjeve në natën e 3 nëntorit.

Për shkak të një numri të madh të paprecedent të votave me postë, mund të shkojë me ditë – ndoshta edhe javë – mes fundit të votimeve dhe shpalljes së rezultatit.

Dhe në këtë periudhë të paqartësisë ka shqetësim se mund të ketë trazira civile.

Dyja palët mund të shpallin fitoren dhe keqinformimet për rezultatin mund të përhapen, shkruan BBC.

Pra çfarë po bëjnë kompanitë e mëdha të rrjeteve sociale për këtë?

Zgjidhja me ekstreme do të ishte mbyllja e aplikacioneve gjatë kësaj periudhe. Por kompanitë e rrjeteve sociale kanë bërë planet e tyre.

Twitteri

Twitteri thotë se pas zgjedhjeve kandidatët nuk do të lejohen të deklarojnë se kanë fituar zgjedhjet pa u shpallur rezultatet.

Twitter thotë se ata nuk do të mund të postojnë përmbajtje që inkurajon interferimin në procesin zgjedhor.

Por çfarë do të bëjë nëse ndodh kjo? Twitter thotë se do të drejtojë njerëzit te burimet më të sakta, informacionet e përditësuara për zgjedhjet.

Kjo tingëllon se Twitter nuk do të censurojë mesazhet.

Facebooku

Muajin e kaluar Nick Clegg nga Facebooku ka thënë se ka disa opsione në skenarët më ekstremë.

Por ai nuk i ka cekur se cilat opsione janë në dispozicion.

Por Wall Street Journal raporton se disa nga këto përfshinë rregullimin e algoritmeve për të censuruar postimet virale që thërrasin për dhunë dhe lajmet e rrejshme. Po ashtu mund të deaktivizojnë hashtagët të lidhura me dezinformim për rezultate të zgjedhjeve.

Këto janë teknika që Facebooku ka përdorur në Shri Lankë e Myanmar. Po ashtu ka lidhur marrëveshje me Reutersin për të furnizuar me rezultate të sakta të zgjedhjeve në natën dhe në ditët pas zgjedhjeve.

Reddit

Reditt duket se do të shkojë shumë më larg se Faceboku e Twitteri. Nga Reditt thonë se nuk lejohet asnjë keqinterpretim i rezultateve të zgjedhjeve apo keqinformim. Çdo postim i tillë do të largohet nga faqja.

Reddit ka një faqe të plotë të përkushtuar me atë se çfarë ndodh pas zgjedhjeve.

Po ashtu do të ketë mundësi që lexuesit të pyesin në faqe gjatë ditës së zgjedhjeve, ku ekspertët e votimit do të japin përgjigjet.

Google dhe Youtube

Google është duke punuar me Asocciated Press (AP) për të ofruar rezultate të sakta të zgjedhjeve. Kështu që në ditët pas zgjedhjeve nëse kërkon se “Kush ka fituar zgjedhjet?” atëherë Google search do të drejtojë te lajmet e përditësuara të AP-së.

YouTube po ashtu ka thënë se nuk do të lejojë ndonjë keqinformatë apo përmbajtje që thërret për masa dramatike.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Evropa u shpëton shtrëngimit të masave për përdorim të WhatsApp-it

S.B.

Xiaomi prezanton gjeneratën e tretë të kamerës nënekran

admin

Vendet ku nuk duhet të lidheni kurrë me Wi-Fi

S.B.

Tani mund të keni edhe internetin hapësinor: A do ta paguani këtë çmim?

admin

TikToku “mbijeton” në SHBA

S.B.

Bitcoini për herë të parë e kalon barrierën e 20 mijë dollarëshit

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...