Agjencia Zhurnal.mk

“Si poston këso fotosh sikur mos të kishte ndodhur asgjë”, shpërthen keq Big Mama

Këngëtarja e njohur Big Mama para pak javësh dha lajmin e trishtë se i ati nuk ishte më pranë saj.

Pavarësisht të gjithave, ajo vendosi t’i mblidhte forcat për ta bërë krenar njeriun që sot është ëngjëlli i saj mbrojtës. Bigu lajmëroi se është rikthyer në punë dhe do të punojë shumë fort për muzikën, pasi këtë do kishte dashur dhe i ati, të cilit ia kishte premtuar.

Ajo po qëndron në Turqi nga ku ka publikuar dhe disa foto në profilin e saj të Instagramit. Njëra ndër fotot, nuk është pritur mirë nga disa prej ndjekësve të saj, të cilët e shohin si të gabuar ‘të pozuarit’ kaq shpejt pas ndodhisë së rëndë.

‘Nuk dua të të ofendoj por poston kështu fotosh si të mos ketë ndodhur gjë, të paktën prit një muaj’, i ka shkruar mes të tjerash ndjekësja.

Big Mama i ka kthyer përgjigje duke i qartësuar se është pjesë e punës së saj, të cilës i është rikthyer për hir të të atit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...