Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Si promovuese e jetës vegane, Teuta Krasniqi e quan gënjeshtër të 1 prillit faktin se konsumimi i mishit i sjell proteina trupit

Aktorja e njohur shqiptare, Teuta Krasniqi tash e sa kohë promovon një jetë të shëndetshme prej vegane.

Ajo udhëheq edhe një biznes, i cili vë në shitje të gjitha produktet për njerëzit veganë, ndërsa edhe në rrjetet sociale bën vazhdimisht thirrje që të bojkotojnë konsumimin e produkteve që nuk janë të shëndetshme.

Duke shfrytëzuar datën e prillit, që në bot njihet si dita e gënjeshtrave, Krasniqi vendosi që të ironizojë në rrjetet sociale, me faktin se konsumi i mishit sjell proteinë për ata që ushqehen me të.

Ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory, e cila shpërndahet nga faqet e promovuesve të jetës vegane në rrjetet sociale, ku tregon efektet e dëmshme që sjell konsumi i mishit.

“Mishi ju jep proteina, budalliqe të 1 prillit! Ju jep kancer, presion të lartë të gjakut, diabet tip 2, sëmundje të zemrës, sëmundje të veshkave, mbipeshë”, shkruhet në fotografinë që Krasniqi ka ndarë me ndjekjësit.

Tutje, Teuta ka publikuar edhe disa fotografi të tjera tërheqëse, ku shfaqej me një makijazh të veçantë nën hijet e ngjyrës së gjelbër, e cila simbolizon produktet bimore dhe jetën e shëndetshme që bëjnë veganët.

Postime të ngjashme

“Love Again” nga Dua Lipa arrin 20 milionë shikime

Dafina Vidishiqi

Urimi i Kidës për Getinjon me rastin e ditëlindjes

Dafina Vidishiqi

Kendall Jenner ndan momente romantike me basketbollistin Devin Booker

Dafina Vidishiqi

E diela familjare e e Gold AG dhe bashkëshortes pranë djalit, Guerilit

Dafina Vidishiqi

Angelina Jolie viziton ish-bashkëshortin në apartamentin e tij

Dafina Vidishiqi

I paragjykojnë vajzën, Arbenita Ismajli iu reagon ashpër ndjekësve

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...