Si shkak i shembjeve të mëparshme, minierën e Artanës e “merr” uji

nga Xh M

Në minierën e Artanës një ditë më parë puna për nxjerrjën e mineraleve edhe mund të kishin pasoja.

Aty, pati një vërshim të ujit brenda saj që nuk erdhi si pasojë e reshjeve atmosferike.

Blerim Ymeri, nga Sindikata e Pavarur e Minierave me flatacion Kishnicë dhe Artanë tregoi se nga ky vërshim disa persona kanë mbetur të lënduar lehtë.

“Lëndime nuk ka pas disa lëndime të lehta që tu ikë, u bë njëfar panike, përndryshe lëndime jo diçka më shumë nuk ka pas, dëme ka pas por jo edhe shumë , menza zhveshtoret qëto i ka marrë uji n aka vërshue por jo shumë”, ka theksuar Blerim Ymeri, Sindikata e Pavarur e Minierave me flatacion Kishnicë dhe Artanë.

Ymeri tregon se si erdhi edhe deri tek ky vërshim i ujit.

“Nuk ka të bëjë me reshje atmosferike hiç kjo punë, aty ka pas shembje në minierë, u grumbullu uji, pastaj punëttoret duke e marrë xehen veç uji ka shpërthye”,ka theksuar ai.

Ndërkaq, një ditë me pas pasojat vërehen ende.

Dëmet kryesore vërehen në infrastrukturës e minierës, sidomos në disa rrugë të cilat janë tashmë vështirë të kalueshme.

Pasojat vërhehen edhe gati tek rruga kryesore.

Si pasoj e këtij vërshimi, në një video të publikuar nga fotografi Arian Mavriqi tregon gjendjen e lumit i cili ka marrë ngjyrë komplet të ndryshme nga ajo e zakonshmja që e karakterizon me ujë të pastërt.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More