Agjencia Zhurnal.mk

Si shkoi takimi mes Flori Mumajesit dhe Liberta Spahiut?

Për ju që memorien afatgjatë nuk e keni pikën tuaj të fortë dhe po pyesni veten pse po komentojmë mbi takimin e Florit dhe Libertës, atëherë më lejoni t’ju rikujtoj se më shumë se dy vite më parë, këngëtari dhe moderatorja u përfolën për një lidhje.E gjitha ndodhi gjatë kohës që Mumajesi u zhvendos për të jetuar në Prishtinë dhe përveç fjalëve e thashethemve, një nga “provat” që ekziston për një romancë të mundshme mes tyre është kjo video e Blitz.al, ku ai shprehet me fat që e ka pranë Libertën.

Por edhe pse një konfirmim nga ana e tyre mungoi, nëse ishin në një lidhje apo jo, publiku, fansat pse jo dhe mediat e morën të mirëqenë këtë fakt dhe ja ku jemi, në momentin kur Flori dhe Liberta e pritën bashkë (dhe në shoqërinë e miqve) 2020-ën. Në fakt, këngëtari ishte i ftuar surprizë në “Prive Reality”, edicioni festiv i emisionit të Spahiut, i konceptuar në formën e një reality show, me të ftuar Ylli Limanin, Butrint Imerin, Fifin, Shkurte Gashin, Klajdi Harunin dhe Brunon, me shumë lojëra, muzikë dhe emocione.

Që në momentin që Flori vjen “i paftuar” por i mirëpritur, kontakti me Libertën dhe gjithë të tjerët është sigurisht dashamirës. Më pas vjen dhe një përqafim mes të dyve, hera herës shkëmbejnë dhe shikime të mbushura me lumturi dhe trishtim, kërcejnë bashkë, pra me pak fjalë çdo gjë është shumë mirë mes tyre dhe duket se jo vetëm për hir të emisionit dhe kamerave.Ndërkohë pjesët më interesante të mbrëmjes janë dy. E para kur Flori në urimin për Vitin e Ri, thotë se pavarësisht se si kanë shkuar gjërat mes njerëzve të dashur, duhet të gjendemi gjithmonë aty për ta. Dhe e dyta në fund, teksa bëhej mbyllja, kur pas fjalës së producentit të Threedots, që tha se tani nuk është koha për të kujtuar gjëra të trishtuara, Liberta tha: “Kemi shumë për të thënë, por nuk preferojmë!”

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...