Policia ka pikasur një automjet me 4-5 sirianë brenda dhe është ndaluar shoferi mbrëmjen e sotme në Pogradec.
Mjeti është pikasur në postbllokun e policisë tek Enkelana në hyrje të qytetit dhe ka ikur me shpejtësi në kundravajtje në një rrugë paralele.
Më pas është përplasur pranë një trotuari tek lumi i qytetit. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe dyshohet të ketë pasur rreth 4-5 refugjatë në makinë.
Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të një mjeti tjetër tip “Benz” që hapte rrugën për mjetin tip “ML” me refugjatë.