Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Si skena filmi, i vendoset eksploziv bankës, hajdutët me çanta me duar grabisin bankomatin

Prishtinë, 20 nëntor, Zhurnal-ks – Grabitësit e një banke në Prishtinë kanë pritur orën 5 e 30 të mëngjesit për tu hedhur në veprim. Policia njoftoi se personat e maskuar e të armatosur kishin  eksploziv, përmes të cilit kanë arritur te dëmtojnë një bankomat të bankës.

Gjatë largimit, mësohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim te rojës se institucionit financiar, por fatmirësisht, pa e lënduar.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti sqaroi se forcat policore janë vënë në ndjekje të grabitësve e për zbardhjen e kësaj ngjarjeje,  ka nisur tashmë një hetim. Ndërkohë që vazhdon ekzaminimi në zonë, efektivët janë duke punuar për identifikimin e autorëve dhe nxjerrjen e tyre para drejtësisë.

Aktualisht, rruga ku ndodhet banka në fjalë, është bllokuar. Banorët rrëfyen se ishin tronditur së tepër nga shpërthimi, i cili është dëgjuar shumë fort në banesat e tyre.

Postime të ngjashme

Riaktualizohet çështja e bartjes së shamisë në shkolla

Dafina Vidishiqi

Personat e dënuar në tri vitet e fundit nuk mund të kandidojnë as në zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Vaksinohen Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca

Dafina Vidishiqi

Lekaj: Qeverisë Kurti nuk po i intereson qytetari

Dafina Vidishiqi

Përfaqësuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën: Jam lodhur dhe sëmurë duke folur për vizat

Dafina Vidishiqi

Hidhet një pako në drejtim të qendrës së paraburgimit në Prizren

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...