Agjencia Zhurnal.mk
Kuzhina

Si të bëni brumin për picë shpejt dhe thjesht: Vetëm disa përbërës na japin një vakt shumë të shijshëm

Çdo amvisë ka recetën e vet për picë të përsosur. Mirëpo, pica nuk është e qëlluar, nëse nuk është bërë nga brumi shtëpiak

Përbërësit:

– 1 kg miell tip 400;
– ½ qese tharmë të thatë;
– 10 g kripë;
– 20 g sheqer;
– 250 ml ujë të vakët;
– 1 dl vaj ulliri.

Përgatitja:

Përzieni në një enë kripën dhe miellin dhe bëni në mes një “gropë” të vogël. Në atë gropë shtoni gjysmë qese tharmë të thatë, sheqerin dhe qitni pak vaj të vakët.

Pritni disa minuta, shtoni vaj dhe pak ujë. Të gjitha përzieni me garuzhdë dhe shtoni pjesën e mbetur të ujit.

Në enë ngjishni brumin. Në tavolinën e punës përhapni miell dhe ngjisheni brumin në të. Ngjisheni brumin rreth dhjetë minuta.

Në enë qitni pak vaj, kthejeni brumin në të, pastaj lëreni një orë në një vend të ngrohtë.

Pastaj ndajeni brumin në tri apo katër pjesë.

Pjesët më të vogla ngadalë përhapni me gishta, pa okllai, në madhësinë që e dëshironi.

Me këtë brumë do të mund t’i gatuani 3 – 4 pica.

Shijojeni dhe ju bëftë mirë!

Postime të ngjashme

Qofte me kunguj dhe qepë të njoma

D V

Sallatë me shalqi, domate dhe djathë: Provojeni, shija e saj do t’ju mrekullojë

D V

Speca të mbushur – Receta verore plot shije

D V

Si të bëni vetë qumësht bajamesh? Jashtëzakonisht i shëndetshëm dhe i shijshëm

D V

Bukë shtëpie me qumësht – Receta per një bukë plot shije dhe të butë

D V

Ëmbëlsirë pa sheqer; E shpejtë dhe e shijshme

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...