Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Header

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Si të gatuajmë French Toast për mëngjes

Edhe pse emri mund të sugjerojë një prejardhje franceze, french toast ka origjinë amerikane, ku është zakon të hahet për mëngjes! Për shijen e tyre french toast tashmë përdoren anembanë në versione dhe shije të ndryshme.

French Toast për mëngjes

Përbërësit:

-8 feta buke pan brioche

-30 ml qumësht

-2 kokrra vezë

-60 gr gjalpë

-20 ml shurup panje

-20 gr sheqer pluhur

-10 gr kanellë pluhur

-pak kripë

Përgatitja:

Për të përgatitur french toast, përgatisim fetat e bukës dhe më pas në një enë hedhim vezët duke shtuar pak kripë. Fillojmë t’i rrahim dhe ndërkohë pa ndaluar fillojmë të hedhim qumështin. Shtojmë më pas rreth një lugë kanelle, pasi i jep një shije të veçantë.

Në një tigan të bollshëm hedhim një pjesë të gjalpit dhe e vendosim në zjar të ulët.

Zhysim fetat e bukës në përbërjen e përgatitur dhe i kullojmë përpara se ti hedhim në tigan për skuqje. i lëmë rreth 2-3 minuta për anë.

Më pas i vendosim në një pjatë ku kemi venë një letër për të thithur yndyrën. Pasi të kemi përfudnuar french toast, spërkasim sipër me sheqer pluhur.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!