Agjencia Zhurnal.mk

Si të hipnotizoni veten dhe të pakësoni ankthin

Kurset online të Maliminder Gill, e cila është specializuar në hipnoterapi, janë më popullore se kurrë

Njerëzit ndjekin udhëzimet e saj për të pakësuar ankthin dhe mesa duket, janë efektive.

Ja çfarë duhet të bëni për të rifituar paqen në këto kohë të vështira.

Ndiqni një rutinë

Në njëfarë mënyre, të gjithë kemi humbur rutinën e dikurshme. Nëse punoni nga shtëpia, bëhuni gati njësoj si më parë. Ngrihuni në të njëjtën orë, mos punoni në dhomën e gjumit, pini aq kafe sa pini në zyrë dhe respektoni oraret.

Merrni frymë

Yoga dhe meditimi janë metoda të shkëlqyera për të menaxhuar stresin, por nuk do të shihni ndryshim nëse i praktikoni tani për herë të parë.

E vetmja gjë që mund të bëni është të punoni me frymëmarrjen. Merrni frymë për shtatë sekonda dhe nxirreni për njëmbëdhjetë. Kjo lloj frymëmarrjeje e pakëson gjithmonë panikun në trup.

Mendoni për fëmijërinë

Njerëzit kanë prirje të mendojnë më të keqen dhe e bëjnë këtë për t’u përgatitur. Por duhet ta kanalizojmë këtë imagjinatë tjetërkund që mendja të mos vuajë nga ankthi.

Paniku buron nga fëmijëria, kështu që mendoni për atë kohë. Çfarë ju qetësonte? Pikturimi, ngjyrosja apo loja? Këto lloj ushtrimesh ju ndihmojnë goxha, shkruan Anabel.

Mbushni boshllëkun

Të jesh vetëm nuk do të thotë se je i vetmuar. Flisni me miqtë dhe familjen rregullisht, dëgjoni podcast-e, lidhuni me një personazh në një libër, mbushni boshllëkun si të doni, thjesht mos dëgjoni lajmet gjithë ditën. /Telegrafi/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...