Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Si të keni një kujtesë të fortë në çdo kohë

Një studim i kohëve të fundit i kryer në Universitetin e Arizonës ka zbuluar një lidhje të fortë mes indeksit të masës trupore me funksionet e trurit. Sipas ekspertëve, njerëzit që duan të kenë një mendje të mprehtë edhe në moshë të thyer duhet të tregojnë kujdes me peshën, transmeton G.SH raportimin e rezultateve të studiuesve.

Mbipesha dhe depozitat e mëdha dhjamore në organizëm rrisin inflamacionin në trup dhe ky i fundit mund të arrijë në tru duke ndikuar negativisht në funksionet e tij veçanërisht kujtesën. Studiuesit analizuan të dhënat e qindra pacientëve dhe zbuluan se njerëzit që janë mbipeshë kanë një performancë të dobët sa i përket kujtesës dhe kjo përkeqësohet me kalimin e moshës. Studimet tregojnë se humbja e kilogramëve të tepërt përmirëson ndjeshëm mënyrën se si funksionon truri dhe kujtesën. Kjo e fundit ka lidhje të fortë jo vetëm me obezitetin dhe mbipeshën por edhe me diabetin.

Diabeti dhe obeziteti janë dy ndër faktorët më të mëdhenj të problemeve me kujtesën dhe sklerozën. Njerëzit që konsumojnë shumë sheqer, ushqime me nivel të lartë glicemie, pinë alkol dhe bëjnë një jetë pasive janë ndjeshëm më të rrezikuar nga këto dy probleme. Simptomat paralajmëruese të këtyre problemeve janë: urinimi i tepërt, etja e tepërt, uria e madhe dhe shërimi i vonuar i lëndimeve fizike apo plagëve. Shumë studime kanë lidhur problemet me gjumin me rrezikun e lartë të problemeve me kujtesën. Disa prej problemeve më të përhapura me gjumin janë pagjumësia dhe apnea e gjumit. Njerëzit që flenë më pak se 7-8 orë në natë janë më të rrezikuar nga problemet me kujtesën.

Gjumi i pakët ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sasinë e gjakut që furnizon trurin dhe nëse njeriu fle rregullisht pak ka probleme me përqendrimin dhe humbje të kujtesës.

Postime të ngjashme

Ndryshimi i stinëve e bën më të vështirë zgjimin në mëngjes

S.B.

Çfarë është antropofobia dhe si mund ta menaxhoni frikën nga njerëzit?

S.B.

Pesë arsyet kryesore pse duhet të konsumoni qepë të njoma më shpesh

S.B.

Ushtrime që lehtësojnë dhimbjen në qafë dhe shpatulla të shkaktuara nga ankthi dhe stresi

S.B.

Reduktimi i dëmit të duhanit, alternativë më e mirë se ndalimi i tij

S.B.

Pse variantet e viruseve kanë emra kaq të çuditshëm?

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...