Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Si të mbrohemi nga rrezet UVA/UVB

Shkenca dëshmoi se ekspozimi i tepruar në diell mund të ketë pasoja të dëmshme për shëndetin e njeriut. Plakje të përshpejtuar të lëkurës, imunosupresion dhe kancer i lëkurës janë pjesë e komplikimeve të mundshme.

Dielli emeton rreze ultraviolete të cilat janë të padukshme për sytë. Ekzistojnë tre lloje të rrezeve UV: UVA, UVB dhe UVC. Rrezet UVA janë shkaktarët më të shpeshtë të rrezatimit por edhe janë më pak të rrezikshme. Për shkak tyre, lëkura nxihet por edhe plaket. Rrezet UVA e japin tenin, por të njëjtat janë shkak për kataraktë, plakje të parakohshme të lëkurës, rrudha, humbje të elasticitetit të lëkurës, skuqje, alergji dhe reaksione të barnave fotosenzitive.

Mos u ekspozoni gjatë  në diell në periudhën prej orës 10 deri më 16

Shpeshtueshmëria e rritur e paraqitjes së tumoreve të lëkurës, si dhe statistika se rreth 80% nga tumoret e lëkurës paraqiten pikërisht për shkak të rrezeve UV, na imponon qasje më serioze për mbrojtje nga rrezet e diellit. Njoftim i qytetarëve me kahe të duhura në lidhje me ekspozimin në diell  veçanërisht në periudhën prej orës 10 deri më 16 kur ky rrezatim është më i theksuar është i rëndësishëm në veçanti. Gjithnjë e më tepër flitet edhe për veprimin e rrezeve infra të kuqe, veçanërisht si shkak për ndryshime hiperpigmentike të lëkurës. Këto rreze mund ta dëmtojnë ekspresionin e gjeneve në qelizat e lëkurës duke shkaktuar plakje dhe fotokarcionogjenez. Prandaj edhe përdorimi i kremërave me faktor të lartë mbrojtës është kahje e rekomandimeve të dermatologëve dhe farmacistëve.

Fëmijët janë veçanërisht të ndjeshëm në rrezet e diellit dhe shpesh tek ata mund të vijë deri te paraqitja e djegieve për shkak të ekspozimit të tepërt në diell. Fëmijët nuk duhet të ekspozohen në diell në periudhën kur rrezatimi i diellit është më intensiv. Përdorimi i kremërave me faktor të lartë mbrojtës për fëmijë në moshën prej 6 muajsh dhe më të vjetër është mbrojtja më e sigurt e lëkurës së fëmijëve. Filtrat UV nanominerale dhe vajrat natyral mundësojnë mbrojtje të lartë nga momenti i lyerjes, ndërsa formulimi i produkteve na mundëson më së paku dy orë mbrojtje të lëkurës nga rrezet UVA/UVB në lëkurë të ndjeshme fëmijërore.

Rekomandim i barnatores DNA ANNI FARM për mbrojtje të lëkurës së ndjeshme fëmijërore është

Weleda krem për mbrojtje nga dielli me SPF 50 – 50 ml (Çmimi 820,00 denarë)

Për zgjedhje më të madhe vizitoni barnatoren tonë online:

Mega Shop – Barnatorja DNA Anni Farm (annifarm.com.mk)

Postime të ngjashme

Organet pa të cilat mund të jetojmë

Dafina Vidishiqi

Si kufjet mund të dëmtojnë ngadalë dëgjimin, me kalimin e kohës!

Dafina Vidishiqi

Ndikimi i temperaturave të larta në shtypjen e gjakut

Dafina Vidishiqi

Vetitë e kivit në zbardhjen e lëkurës/ Mënyra natyrale në shtëpi

Lea Muslija

Koreja e Jugut do t’i përziejë dy vaksina të ndryshme për shkak të vonesës në furnizim

Lea Muslija

Tymosja e tepruar e marihuanës ju bën ‘dështak’

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...