Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Si të mësoni se a ju mungojnë elektrolitet

Elektrolitet janë kripëra të cilat me tretje në ujë shndërrohen në ione, ndërkaq balanca e tyre është shumë e rëndësishme për funksionin normal të organizmit të njeriut.

Elektrolitet i marrim me ushqim dhe pije dhe është shumë me rëndësi të mësojmë se a na mungojnë.

Çdo elektrolit (natriumi, kaliumi, magnezi, kalciumi, klori, fosfat hidrogjeni) ka funksion të caktuar në organizëm dhe balanca e tyre ka rëndësi të shumëfishtë për trupin e njeriut.

Ato rregullojnë balancën e lëngjeve, kujdesen për pH-në e gjakut, rregullojmë funksionin e muskujve dhe nervave, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu janë të rëndësishme për balancën hormonale, reaksionet e enzimave, shfrytëzimin e glukozës, masën e eshtrave, funksionin e sistemit të tretjes, shtypjene gjakut, ndërtimin dhe rigjenerimin e indeve.

Sasia e elektroliteve në trup verifikohet me analizë të gjakut dhe urinës, si edhe me matjen e funksionimit të veshkave.

Debalanca e elektroliteve në organizmin e njeriut mund të shkaktohet me ushqim të parregullt, dietë, dehidratim të hiperhiratimit, shtim të djersitjes, të vjella, diarre, por edhe për shkak të sëmundjeve të veshkave, mëlçisë, bulimisë, të disa tumoreve.

Edhe disa barna mund të jenë shkaktare të debalancës së elektroliteve, p.sh. diuretikët.

Simptomat e koncentrimit negativ të elektroliteve janë:

– ngërçet dhe dobësimi i muskujve
– problemet me metabolizmin: fryrja, kapsllëku, diarreja
– çrregullimi i punës së sistemit nervor
– marramendja
– të pështjellët e stomakut dhe vjellja
– lodhja
– rrahjet e shpejtuara apo të ngadalësuara të zemrës
– problemet me frymëmarrjen
– shqetësimi dhe ngacmimi
– humbja e apetitit
– dekoncentrimi
– humbja e vetëdijes

Burimet e elektroliteve

Nëse ushqeheni me rregull dhe në mënyrë të balancuar, nuk keni arsye për brengosje rreth koncentrimit të elektroliteve në organizmin tuaj.

Pemët dhe perimet, drithërat, frutat arrore, qumështi dhe produktet e qumështit janë burime të shkëlqyeshme të elektroliteve, por edhe kërpudhat edhe algat e detit.

Pastaj pini mjaft ujë dhe mos u brengosni, ndërkaq elektrolitet do të merren edhe me kafe, çaj, kakao dhe ujë mineral. Kripa e jodizuar e kuzhinës është gjithashtu me rëndësi.

Ndihma e parë në rastin e mungesës së elektroliteve

Sot është e popullarizuar mënyra e hidratimit dhe e marrjes së elektroliteve me konsumimin e pijeve të ndryshme izotonike.

Këto më së shumti i konsumojnë sportistët por edhe punëtorët e krahut dhe personat me nevoja të veçanta ushqyese.

Mirëpo, kjo ka edhe pasojat e veta negative. Shpesh ato pije janë plot sheqer, ngjyra artificiale dhe përbërës të tjerë të dëmshëm.

Në vend të pijeve nga dyqanet, më mirë është t’i bëni vetë në shtëpi, ndërkaq ndihma e parë e shpejtë mund të jetë një gotë ujë në të cilën duhet të shtoni gjysmë luge të vogël kripë të jodizuar.

Postime të ngjashme

Njihuni me benefitet e Vitaminës D në trurin e njeriut

S.B.

Lëngu i kockave, një prej burimeve më të mëdha të vitaminave e mineraleve

S.B.

Nga ‘pse nuk gudulisim dot veten’ te gudulisja si një nga torturat më të tmerrshme në histori

S.B.

Gjenetika lidhet jo vetëm me shijet tona për pije e ushqime, por edhe me zhvillimin e sëmundjeve

S.B.

Ky është çaji më i shëndetshëm në botë, mirëpo shumica e njerëzve gabimisht e përgatisin

S.B.

Nga migrena deri te dhimbja e shpinës: Simptomat shëndetësore që nuk duhet t’i injoroni

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...