Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Si të qëndroni ngrohtë në dimër, pa shpenzuar shumë para!

Për njerëzit që kanë gjithmonë ftohtë, dimri mund të duket si një torturë e gjatë

Ka disa gjëra të thjeshta që mund të bëni për këtë, pa shpenzuar shumë para.

Si fillim, sigurohuni të ngrohni trupin. Këtë mund ta bëni duke përdorur shishe ose borsa me ujë të nxehtë, batanije elektrike apo dorashka me ngrohje në shtëpi.

Nëse përdorni metodat e para, bëni kujdes të mos digjni lëkurën, mbështilleni bidonin ose borsën gjithmonë me një copë, shkruan CNN.

Lëvizni: Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm gjatë dimrit. Minimumi që mund të bëni është një vrap i lehtë dhe ca hedhje nëpër shtëpi. Kaq mjafton për “t’u nxehur”.

Evitoni dushet shumë të nxehta: Kur të dilni prej tij, do të keni shumë më ftohtë dhe lëkura e lagur do ta humbasë nxehtësinë shpejt.

Përqafohuni: Kontakti me lëkurën mund të na mbajë ngrohtë. Nëse dy njerëz janë nën një batanije, nxehtësitë e trupave të tyre do kombinohen, duke e rritur temperaturën brenda batanijes më shpejt.

Ushqimi: Konsumoni vakte dhe pije të ngrohta. Përdorni më shumë furrën dhe sobën për të gatuar, citon Anabel.

Shtëpia: Mbyllini gjithnjë dyert e dhomave ku nuk po qëndroni. Hapni dritaret gjatë kohës kur shfaqet dielli, ose kur jashtë është më ngrohtë sesa brenda shtëpisë.

Postime të ngjashme

Shimpanzetë për herë të parë në histori sulmojnë dhe vrasin gorillat në natyrë

D V

Në këtë hapësirë qentë ndihen më së keqi kur mbeten vetëm

D V

Emiratet e Bashkuara Arabe po e krijojnë shiun për të ‘luftuar’ me temperaturat 50 gradë Celsius

D V

Këto gra përqafuan kaçurrelat e tyre natyrore dhe rilindën – duken për mrekulli

D V

Zbuloni çfarë tregon forma e ballit për personalitetin tuaj

D V

Pse francezët pothuajse kurrë nuk thonë “Të dua”?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...