Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Si të ulni presionin e gjakut pa ilaçe

Presioni i lartë i gjakut është rrezik për zemrën dhe rrezik për jetën. Presioni i lartë i gjakut është i zakonshëm, por secili që përballet me të duhet të mundohet ta parandalojë.

Medikamente jo të shtrenjta përdoren për të parandaluar rritjen e presionit të gjakut, por përsëri shumë njerëz nuk mund ta vënë nën kontroll.

Ekspertët sugjerojnë se 50 deri 90 për qind e presionit të lartë të gjakut mund të ulet me sukses përmes ndryshimeve në stilin e jetesës.

Sipas uebfaqes “webMD”, një periudhë tremujore e ndryshimit të stilit të jetës mund të konsiderohet si fazë fillestare e trajtimit kundër presionit të lartë të gjakut.

Rekomandimet e ekspertëve janë:

Aktiviteti fizik: Edhe një nivel i ulët i aktivitetit fizik mund të bëjë dallimin. Nëse nuk jeni mësuar të ushtroni, nisjani ngadalë. Pesë deri 10 minuta aktivitet gjatë ditës mund të jetë fillimi. Rriteni deri në dy orë e gjysmë brenda javës, gradualisht.

Dieta e shëndetshme: Duhet të largoni nga rendi i ditës ushqimin e paketuar e që përmban shumë sheqer. Kujdesuni shumë edhe me kripën. Mos harroni, shumica e kripës vjen nga ushqimet e restoranteve.

Humbja e peshës: Humbja e vetëm pesë për qind të peshës mund të ketë ndikim të madh në uljen e presionit të gjakut, dhe ulja 10 për qind tregon ndryshime dramatike. Preferohet humbje e ngadalshme e peshës.

Limitoni alkoolin: Një studim ka treguar se njerëzit që pinë më shumë kanë më shumë gjasa të kenë hipertension.

Lini duhanin: Heqja qafe e duhanit padyshim që ul presionin e gjakut dhe rreziqet për sëmundje të zemrës.

Postime të ngjashme

Gjenetika lidhet jo vetëm me shijet tona për pije e ushqime, por edhe me zhvillimin e sëmundjeve

S.B.

Ky është çaji më i shëndetshëm në botë, mirëpo shumica e njerëzve gabimisht e përgatisin

S.B.

Nga migrena deri te dhimbja e shpinës: Simptomat shëndetësore që nuk duhet t’i injoroni

S.B.

Është konstatuar: Kjo është pija më e mirë për zbutjen e kollës!

S.B.

Njihuni me simptomat e para të migrenës

S.B.

Kuroni diabetin dhe sëmundjet e frymëmarrjes me karafil

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...