Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Si tentoi VV’ja që t’ia mundësojë Kurtit kandidimin para shtatorit përmes Ligjit për Zgjedhje

Lëvizja Vetëvendosje e ka pranuar se kishte tentuar të ndryshonte nenin për kandidim të personave të dënuar, në kuadër të ndryshimeve që i propozoi te Ligji për Zgjedhjet, edhe pse gjatë tërë ditës kishin deklaruar se po tentohet ndryshimi i Ligjit, për t’ia lehtësuar diasporës votimin, raporton Express.

Adnan Rrustemi nga kjo parti ka thënë se “kjo s’është ndryshim por është harmonizim me nenin 70 të Kushtetutës së Kosovës.

“Ne kemi qenë të bindur që vendimi i KQZ-së për të penguar kandidimin e Kurtit e Haxhiut, ka qenë i padrejtë. Ne s’kemi bërë kurrfarë ndryshimi, përveçse kemi marrë një nen të kushtetutës që flet për kufizimin për situatën kur deputeti humb mandatin. Është komplet ky paragraf ku thotë se personat e dënuar me një vit e më shumë burg në tri vitet e fundit nuk mund të kandidohen. Kushtetuta e konstaton se një i tillë humb mandatin”, ka thënë ai në Interaktiv.

Ndryshe, në zgjedhjet e 14 shkurtit, në listën e Vetëvendosjes nuk u lejuan të përfshiheshin disa kandidatë për deputetë duke u bazuar në aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese me të cilën i ndalohej kandidimi personave të dënuar për vepër penale me vendim të prerë në tri vitet e fundit.

Nëse mbahen zgjedhjet para shtatorit, Kurti sërish s’mund të certifikohet.

Postime të ngjashme

Shefqet Krasniqi infektohet me COVID-19

Dafina Vidishiqi

‘Fyerje, provokime dhe tone të larta gjatë takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel’

Dafina Vidishiqi

Limaj për takimin e Kurtit me Vuçiq: I shkeli premtimet

Dafina Vidishiqi

Mustafa: Çështjen e Kosovës nuk e zgjidhin as katër apo 400 propozime të Kurtit, pa SHBA-të është askushi në dialog

Dafina Vidishiqi

Vuçiq kërkon hapjen e arkivave të UÇK-së

Dafina Vidishiqi

Ferdonije Qerkezi mirëpret dialogun për të pagjeturit: Pa bisedime asgjë nuk mund të bëhet

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...