Teknologji

Si t’i fshini shpejt postimet e vjetra në Facebook

Zhurnal Ads

Rrjeti social Facebook është bërë pjesë e përditshme e shumë njerëzve tashmë e një kohë dhe me shumë gjasë shumica prej tyre deri tani kanë bërë postime me “tonelata”. Për ata që i duken postimet e vjetra jo të përshtatshme tani, mund t’i fshijnë ato një nga një dhe ky proces mund të jetë shumë i gjatë dhe i mërzitshëm.

Facebooku duket se e ka kuptuar që shumica e njerëzve duan t’i fshijnë postimet e vjetra përnjëherë dhe së fundmi ka lansuar një veçori të re e cila ua mundëson përdoruesve të fshijnë shumë postime njëherësh, shkruan ubergizmo, transmeton KOHA.

Në vijim ju sjellim se si të fshini një pjesë të historisë në Facebook përmes një procesi shumë të thjeshtë.

  1. Kyçuni në aplikacionin e Facebookut në telefonin tuaj;
  2. Shkoni në profil dhe klikoni tri pikat për të hyrë në menu;
  3. Klikoni në Activity Log > Manage Activity > Zgjidhni “Your Posts”;
  4. Klikoni mbi katrorin e vogël në mënyrë që postimet t’i arkivoni ose fshini;
  5. Klikoni butonin “Trash” për të fshirë postimet.

Gjithashtu, Facebooku i ruan postimet e fshira në shportë për 30 ditë para se të fshihen përgjithmonë në rast se një postim është fshirë gabimisht.

Postime të ngjashme

Superkompjuteri LUMI do të jetë një nga më të fuqishmit në BE

admin

Imazhet e Pixel Watch tregojnë orën e zgjuar

admin

Robotët po zëvendësojnë njerëzit, ata po i mbushin raftet në dyqanet e Tokios në Japoni

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...