Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Si t’i ikni kolonës te bulevardi “Aleksandri i Maqedonisë”?

Zhurnal Ads

Shkup, 11 shtator, zhurnal.mk – Qyteti i Shkupit u bën thirrje qytetarëve që t’i shfrytëzojnë rrugët alternative për hyrje në qytet, para së gjithash për shkak të rikonstruimit të madh të bulevardit “Aleksandri i Maqedonisë” në komunën e Gazi Babës, që po vijon.

“Qytetarët munden në Shkup të hynë përmes qarkores së Shkupit, te vendi ku ndahet te lagjja Radishan, përmes bulevardit të ri ‘Hristian Todorovski Karposh’ kah komuna e Çairit, si dhe te vendi ku ndahet te lagjja Vizbeg kah Momin Potoku dhe lagjja Vollkovë kah komuna Gjorçe Petrov”, theksojnë nga Qyteti i Shkupit.

Në Shkup këto ditë po zhvillohet, siç bëhet e ditur, ofensivë e madhe ndërtuese për ndërtim dhe rikonstruim të rrugëve të qytetit – po rregullohet rruga “Eseninova”, ndërsa po rikonstruohen rrugët Brigada Maqedonase – Kosovare, Llazar Liçenoski, Xhon Kenedi, Boca Ivanova, Bllagoja Stefkovski dhe Vostaniçka, si dhe bulevardi Vidoe Smilevski Bato.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

OPH kërkon mbylljen e të gjitha objekteve hotelierike deri në fund të dimrit

E.E.

Taravari kundër Zaev: Kemi shumë gjëra për të bërë para se të legalizojmë kanabisin

B M

Ja si do të paguhen pensionet

T E

Është vazhduar afati për zgjedhjen e ofertuesit për projektim dhe ndërtim të stacionit për ujërave fekale

Z H

Skepticizëm rreth fillimit të negociatave për Maqedoninë e Veriut

E.E.

Universiteti i Tetovës i vendosi mbishkrimet në shtëpitë – mësonjëtoret e para të tij

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...