Agjencia Zhurnal.mk

Si vend i NATO-s, Maqedonia e Veriut s’ka nevojë për “qeveri kalimtare”

Shkup, 18 qershor – Maqedonia e Veriut ka një ligj absurd sa i përket themelimit të qeverisë. Në kohën kur duhet të mbahen zgjedhjet parlamentare, 100 ditë përpara, në qeveri duhet të marrë pjesë edhe partia më e madhe opozitare maqedonase,  ndërsa kryeministri largohet dhe në vend të tij vendoset person tjetër nga partia në pushtet. Kjo metodë ishte menduar të jetë një çelës për zgjedhje korrekte dhe të pranuara nga të gjitha palët, por gjatë përvojave të deritanishme, kjo mënyrë e qeverisjes del se është problem thelbësor në funksionimin normal të shtetit. Edhe zgjedhjet e 15 korrikut do të mbahen me formacionin e njëjtë, por duket se njëherë e përgjithmonë ka ardhur koha që pas këtyre zgjedhjeve të sivjetme të hiqet ky mekanizëm absurd i themelimit të qeverisë në Maqedoninë e Veriut.

Çfarë është Marrëveshja e Përzhinos!

Katër partitë politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, VMRO – DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare u dakordësuan në vitin 2016 që të gjejnë mekanizëm për dalje nga kriza politike, në të cilën ishte përfshirë Maqedonia e Veriut në atë kohë.

Me qëlim të themelimit të një “qeverie kalimtare” iu dha mundësia që edhe opozita të bëhej pjesë e pushtetit. Në këtë Marrëveshje thuhej se VMRO DPMNE-ja e cila ishte atëbotë në pushtet duhet t’i jepte Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Punës dhe Politikave Sociale partisë opozitare LSDM, t’i jepte disa poste të zëvënedësministrave, të bënte pastrimin e listave zgjedhore, të themelohej trup i posaçëm për monitorim të mediave etj. Në pajtim me partitë tjera, partia më e madhe opozitare do të nominojë redaktor në redaksinë informative të RTVM-së nga ekspertë të kësaj fushe, ndërsa redaktori i shërbimit publik do të hyjë në funksion 100 ditë përpara zgjedhjeve.

Më e rëndëishme sipas Marrëveshjes së Përzhinës është se kryeministri do të duhej të jipte dorëheqje 100 ditë përpara zgjedhjeve dhe në vedn të tij partia në pushtet do të duhej të emronte një tjetër funksionar, i cili do të udhëheqë me qeverinë e cila de fakto është “teknike”. Për të mos patur tejkalim të kopetencave, vendimet kadrovike të ministrit të Punëve të Brendshme janë limituar deri në 15 persona të pozitave udhëheqëse dhe mundësi për 10% nga numri i zhvendosjeve horizontale.

Në atë kohë të gjithë partitë duhej të mbështetnin punën e Prokurorisë Speciale, e cila tanimë nuk funksionon.

Obstruksione nga ana e opozitës

Në vitin 2016 ishte LSDM-ja që u bë pjesë e qeverisë të drejtaur nga VMRO DPMNE-ja dhe BDI-ja, por në zgjedhjet e vitit 2020, si parti opozitare në pushtet u kyç VMRO DPMNE-ja. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare ishin planifikuar të mbaheshin më 12 prill 2020 dhe për këtë arsye, 100 ditë para zgjedhjeve, Zoran Zaev dha dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe detyrën ia besoi Oliver Spasovskit, ish ministër i punëve të brendshme, ndërsa pozitën e  këtij të fundit e mori Naqe Çulev nga ana e VMRO DPMNE-së.  Gjithashtu opozita maqedonase mori edhe pozitën e Ministrit në Ministrinë e punës dhe politikave sociale, por kjo ministre u shkarkua për shkak të skandaleve që i bëri me mosrepsektimin e emrit zyrtar të shtetit.

Në momentin kur zgjedhjet duhej të mbaheshin, vendi u përfshi nga kriza e pandemisë të virusit Covid 19 dhe për këtë arsye, pasi edhe Kuvendi ishte shpërbërë, presidenti i vendit u detyrua të shpallte gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa paraprakisht të gjitha partitë politike u dakordësuan që të shtyhen zgjedhjet në afat të pacaktuar, pasi prioritet ishte shëndeti i qytetarëve.

Por që nga formimi i “qeverisë kalimtare” në muajin shkurt e deri tani, i gjithë shteti thuajse është i bllokuar tërësisht. Nuk funksionon asgjë me kapacitet të plotë, pasi kompetencat e qeverisë kalimtare janë të limituara, nuk ka Kuvend funksional dhe brenda qeverisë e ke edhe opozitën. Me anë të obstruksioneve, interesi i opozitës brenda qeverisë është që të shkaktojë sa më shumë probleme duke e nxirë sa më shumë të jetë e mundur punën e qeverisë dhe partive në pushtet.

Problemet themelore dolën në skenë me menaxhimin e krizës së pandemisë, kur ën qeveri shpeherë vendimet dhe kërkesat e partive më të mëdha i kundërshtonin funksionarët e opozitës në pushtet. Problemi kryesor shfaqej me mosangazhimin maksimal të policisë, e drejtuar nga opozita, në respektimin e urdhërave dhe rregullave për karantimin të qytetarëve.  Rast më i theksuar ishte ceremonia e organizuar në Strugë nga ana e Kishës Ortodokse Maqedonase, ku defilonin mijëra qytetarë pa respektuar asnjë nga urdhërat për mbrojtje shëndetësore, ndërsa policia edhe pse ishte prezente nuk ndërmorri asnjë vendim për pengimin e kësaj ceremonie.

Ngjashëm ishte edhe me shumë vendime të tjera, kur nga njëra anë organet përgjegjëse kërkonin një masë të caktuar, ndërsa për nevoja politike, opozita e kundërshtonte, pa e llogaritur se sa ai vendim ishte në dobi të qytetarëve. 

Edhe qeveria nga ana tjetër i shfuqizonte vendimet e ministrave të opozitës. Qeveria i shfuqizoi vendimet për sistemim të punëtorëve që i kishte avancuar Çulev, por ai siërish në kundërshtim me vendimin e qeverisë i ktheu sërish njerëzit e tij në pozita kyçe.

Obstruksionet ndodhnin jo vetëm në polici, por edhe në sektorë të tjerë të cilat drjetoheshin nga opozita dhe kjo ka shkaktuar rrëmujë të paparë në funksionimin normal të shtetit, qoftë në bllokimin e punësimeve, avansimeve, diplomacisë, zhvillimit ekonomik, vendimeve për investitorë të huaj, sistemit juridik, shëndetësor e arsimor.

Si vend i NATO-s, Maqedonia e Veriut s’ka nevojë për “qeveri kalimtare”

“Qeveria kalimtare” me anë të Marrëveshjes së Përzhnos ishte themeluar me qëllim që të tejkalohej kriza e rënduar politike pas pushtetit dis avjeçar të ish regjimit Gruevski, ku në skenë kishin dalë përgjime që e diskreditonin punën e qeverisë. Nga arritja e kësaj Marrëveshje e deri më tani kanë ndryshuar shumë situatat politike. Maqedonia e Veriut është bërë anëtare e NATO-s dhe ka marrë drite jeshile për të filluar së shpejti negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Edhe në rrafshin politik, situata është më e qetë dhe nuk ka kriza të thelluara siç kishte para katër viteve, kur besimi në institucione ishte në pikën zero.

Me antërasësimin në NATO vendi përfiton siguri më të madhe por reforma janë bërë edhe në shërbimet e intelegjencës, të cilat janë kyçe për dalje të informacioneve jashtë sistemit adekuat.

Edhe pse ka ende reforma që duhet të bëhen, megjithatë hapa të rëndësishëm kanë ndodhur në të kaluarën drejt stabilizmit dhe besueshmërisë ndaj institucioneve.

Me qëllim që mos të vazhdojë dëmtimi dhe bllokimi i mëtutjeshëm i instistucioneve shtetërore, nevojitet që pas këtyre zgjedhjeve, të hiqet mënyra e “qeverisjes kalimtare 100 ditore” para mbajtjes së zgjedhjeve.

Me mbajtjen ende gjallë të “Marrëveshjes së Përzhinos” de fakto Maqedonia e Veriut pranon se është shtet i paaftë për të pasur institucione që funksionojnë normalisht dhe është larg rrugës së integrimit në BE.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!