Sigurimi i kryetarit të Kuvendit Afrim Gashit pëson aksident në Debrca, tre të lënduar

nga Xh M

Ohër, 6 dhjetor – Makina që e ka shoqëruar kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi ka dalë nga rruga tek Novo Sellë, komuna Debërc, shkruan portali Ohrid 1.

Në vendin e ngjarjes është intervenuar me dy makina të Ndihmës së Shpejtë dhe një Ekip i Zjarrëfikësve.

Nga SPB Ohër kanë konfirmuar se sigurimi i Afrim Gashit ka dalë nga rruga në komunën Debrca.

“Në aksidentin janë lënduar tre persona dhe të njëjtit janë dërguar në spital”, kanë thënë për portalin nga SPB Ohër.
Kryetari Gashi sot ka qenë e paralajmëruar se do të shkojë për vizitë në Ohër, ku do të ketë takim edhe me kryetarin e komunës së Ohrit, Kirill Pecakov dhe me familjen Filevi e cila merret me prodhimin e perlave të Ohrit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More