Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Sigurohen vaksina për gazetarë dhe punonjës mediatik

Shkup, 30 mars – Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë në ditët në vazhdim do të organizojë vaksinim kundër Kovid-19 për gazetarë dhe punonjës mediatik.

Janë siguruar doza të vaksinës “AstraZeneka” dedikuar për gazetarët me sëmundje kronike dhe punonjës mediatik dhe ata mbi 45 vjeç që punojnë në terren ose kanë incizime të shpeshta të kronikave.

Paraqitja do të zhvillohet përmes redaksive që duhet të dorëzojnë listën në postën elektronike: [email protected] me formular të plotësuar që mund ta zbres këtu. Afati i paraqitjes është deri nesër në orën 16.

Për terminin dhe lokacionin e vaksinimit, personat e paraqitur do të kontaktohen në mënyrë plotësuese.

Gazetarët e tjerë dhe punonjësit mediatik që nuk përfshihen në këtë grup do të përfshihen në fazën e dytë të vaksinimit të paralajmëruar në fund të muajit prill. 

Postime të ngjashme

Komuna e Jegunovcës pa menaxhim me mbeturinat, në hyrje të fshatrave ju “mirëpresin” deponitë e egra

Dafina Vidishiqi

ESHS-Maqedoni: Vitin e kaluar kanë vdekur 25.775 persona, 10.9 përqind prej tyre nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Prizreni dhe Tetova do të lidhen me tunel!

Dafina Vidishiqi

BE heq zyrtarisht kufizimet për qytetarët e Maqedonisë e Veriut (VIDEO)

Dafina Vidishiqi

Pendarovski: Pa integrim rajonal nuk mund të flasim për stabilitet rajonal

Dafina Vidishiqi

Dimitrov: Është koha e fundit që BE-ja të përmbush premtimin ndaj Maqedonisë së Veriut

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...