Showbiz

“Sigurohuni që zëri juaj të dëgjohet”, Dua Lipa ka një apel për amerikanët

Zhurnal Ads

Dua Lipa bën thirrje që të gjithë qytetarët amerikanë të dalin sot në votime.

Sot në Amerikë po mbahen zgjedhjet, në të cilat po garojnë dy kandidatë për president, Donald Trump dhe Joe Biden.

Shumë prej fytyrave publike tash e sa muaj i kanë deklaruar publikisht preferencat e tyre në këto zgjedhje.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, tash e sa herë ka dalë haptas me postime që e përkrahin Joe Biden.

Ajo ka shkëputur një pjesë nga bashkëbisedimi me Bernie Sanders dhe me atë video apelon tek qytetarët që ta shfrytëzojnë sot të drejtën e votës.

“VOTONI ️ Në bisedë me @Berniesanders
Sot eshte dita!! Nëse nuk keni votuar tashmë, ju lutemi bëjeni SOT! Sigurohuni që zëri juaj të dëgjohet. Bëni atë që është e drejtë dhe votoni # BidenHarris”, ka shkruar ajo.

https://www.instagram.com/tv/CHImtYqHfO9/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

Ndryshe, meqë kohën e fundit nuk ka qenë aktive me koncerte, për shkak të pandemisë, Dua Lipa po përgatitet për një koncert virtual.

Po ashtu, artistja pritet që së shpejti ta sjellë videoklipin e këngës së re.

https://www.instagram.com/p/CHGRryNHQGD/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

Postime të ngjashme

Keith Groeneveld ndan imazhe duke përqafuar Adriana Matoshin

S.B.

Mursel Zymeri gati për dy projekte të bukura muzikore

admin

Billie Eilish mezi njihet në rrugët e Los Angeles, vihet në pah pesha e shtuar

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...