Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Sikur të ishin miq! Pamje që tregojnë se si një australian ballafaqohet me një krokodil

Për shumicën e njerëzve, pamja kur të afrohet një krokodil, me gojë të hapur, do të sillte frikën më të madhe ndoshta jetësore.

Dhe frika e tyre është me të drejtë e tillë, pasi takimet midis një njeriu dhe një krokodili zakonisht ka përfundime vdekjeprurëse për të parët.

Por, së paku sipas disa pamjeve, kjo nuk është e tillë për Matt Wright, përcjell Telegrafi.

https://www.instagram.com/tv/CFIUdwvnbnF/?utm_source=ig_web_copy_link

“Manaxheri” i kafshëve ishte duke u përpjekur të pastronte një shteg lumi në territorin verior të Australisë – një rajon i njohur për lumenjtë e tij “të infektuar” nga krokodilë – kur takoi një të tillë.

Ai mund të shihet duke u përpjekur të largojë krijesën e gjatë katër metra.

https://www.instagram.com/p/CEC-ZCmnEsG/?utm_source=ig_web_copy_link

Në një video në Instagram, Wright zhyt në mënyrë të përsëritur kokën e Bonecruncher ndërsa ai i afrohet atij dhe kolegut të tij, Tommy, në ujin deri në gju.

“Ne nuk mund të bëjmë asnjë punë, ai vazhdon të na ndjekë”, thotë Wright.

https://www.instagram.com/p/CFDM5yRHM3W/?utm_source=ig_web_copy_link

Dyshja shfaqen lehtësisht të irrituar, “duke urdhëruar krokodilin të qëndrojë në vend”.

Sipas shkrimit në fjalë, kjo nuk është hera e parë që Wright ndeshet me një krokodil – në fakt, dyshja duket se kanë zhvilluar një marrëdhënie të çuditshme gjatë viteve.

Pavarësisht nga natyra në dukje e ndërveprimit të tyre, Wright nxit cilindo që ndesh një krokodil të veprojë më me kujdes.

Postime të ngjashme

Pas një dite me alkool, 26-vjeçarja nga Delaware hipën mbi qafën e mikut – rrëzohet me fytyrë për tokë dhe mbetet pa disa dhëmbë

S.B.

Parashutisti spanjoll hidhet nga 3.700 metra, zbret në tokë me 120 kilometra në orë – arrin ta kap kanaçen me precizitet të paparë

S.B.

Universiteti i Kentuckyt gabimisht u dërgon 500 mijë mesazhe pranimi nxënësve

S.B.

Pas një viti gjen telefonin në liqenin e tharë në Tajvan

S.B.

Gjenden dëshmi “të forta” për ekzistencën e forcës së re natyrore

S.B.

Akulli rreth Antarktikut mund të shembet nëse temperaturat globale rriten për 4 gradë celsius

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...