Siljanovska bisedoi me Vuçiqin

nga Redaksia

Shkup, 23 korrik – Kabineti i presidentes të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkovka ka njoftuar se gjatë pasdites presidentja ka realizuar bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në bisedën telefonike, siç njoftohet, janë “konfirmuar raportet e shkëlqyeshme bilaterale dhe është potencuar gatishmëria për avancim të mëtejmë të miqësisë maqedonase – serbe, për konkretizim të bashkëpunimit në më shumë fusha dhe fuqizimin e përkrahjes së ndërmjetme në raport me perspektivën evropiane dhe procesin e eurointegrimit të të dy shteteve”.

“Në vazhdën e festës shtetërore 2 Gushti – Ilindeni, kurse në frymën e raporteve të mira fqinjësore dhe përkushtimit për thellimin e lidhjeve miqësore të dy kombësive, presidentja Siljanovska Davkova dhe presidenti Vuçiq, kanë shprehur gatishmërinë që bashkërisht të vizitojnë Manastirin “Shën Prohor Pçinski” dhe të shënojnë 80-vjetorin e mbajtjes së kryengritjes së parë të ASNOM-it”, thuhet mes tjerash në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More