Siljanovska Davkova amniston dhjetë të burgosur

nga D V

Shkup, 23 tetor – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka amnistuar dhjetë të dënuar. Krahas ish-kryetarit të Manastirit, Vladimir Taleski, janë amnistuar edhe nëntë të burgosur të tjerë, ndërsa në vendimin e publikuar në “Gazetën Zyrtare” nuk janë theksuar të dhëna për vepra kriminele.

Ekzekutimi i dënimit të shqiptuar zëvendësohet me dënim me kusht për të dënuarit Akif Ramanovski nga fshati Haraçinë, në kohëzgjatje prej një viti e tre muaj, Nikolla Tërpçeski nga Ohri, në kohëzgjatje prej një viti dhe Shenoll Masllani nga Haraçina, në kohëzgjatje prej gjashtë muaj.

Pjesërisht janë amnistuar edhe Muharem Ali nga Shkupi, Todor Popov nga fshati Miravc, Tomisllav Simeonov nga Shkupi, Pero Kuzmanovski nga Gradsko, Zhivko Delixhakov nga fshati Bogorodicë dhe Marjan Efremov nga Shkupi, i akuzuari i parë në aferën “Spiuni”.

Vendimet për faljen e Presidentes të vendit janë bazuar në rekomandimin e Komisionit të amnistisë, i cili është trup i përhershëm punues në shërbim të Presidentit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More