Getting your Trinity Audio player ready...
|
Shkup, 20 maj – Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova dhe ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot në Shkup do të marrin pjesë dhe do të flasin në promovimin e Vetëvlerësimit gjinor dhe Planit gjinor të aksionit 2024 – 2028 të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës.
Në promovim, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, do të flasin edhe ambasadorja e Mbretërisë së Suedisë, Ami Larson Jaim dhe zëvendësdrejtoresha e DCAF – Qendrës së Gjenevës për menaxhim me sektorin e sigurisë, Beatris Godefra.
Në ngjarjen e bashkëfinancuar nga Minsitria e Mbrojtjes dhe Qendra e Gjenevës për menaxhim me sektorin e sigurisë do të prezantohen rezultatet kyçe nga procesi i vetëvlerësimit gjinor me të cilin u vlerësua ndjeshmëria gjinroe në mbrojtje dhe në Armatë, ndërkaq do të prezantohet edhe plani i aksionit i cili paraqet kornizë strategjike për avancim të barazisë gjinore.
Plani i aksionit i parasheh masat dhe aktivitetet konkrete drejt avancimit të barazisë gjinroe në suaza të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës në periudhën prej vitit 2024 deri në vitin 2028 në fusha siç janë prëforcimi i strukturës gjinore, sjellja e vendimeve, zhvillimi profesional, trajnimi, pajisja, infrastruktura dhe kultura organizuese.