Shkup, 4 shkurt – Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova do të merr pjesë në shënimin e 153 vjetorit të lindjes së revolucionarit të madh maqedonas, Goce Dellçev, informojnë nga kabineti i saj.
Është paraparë që presidentja Siljanovska-Davkova, me atë rast të vendos lule mbi varrin e tij në oborrin e kishës “Shën Spasi” në Shkup.
Pastaj Siljanovska-Davkova do të vizitojë Universitetin “Goce Dellçev” – Shtip, ku do të vendosë lule të freskëta para përmendores së Goce Dellçevit, që ndodhet para rektoratit të Universitetit në Novosellë dhe do të marrë pjesë në shënimin e përvjetorit të lindjes së revolucionarit maqedonas.
Është paraparë edhe takim me rektorin e universitetit, prof. dr. Dejan Mirakovski, në të cilin do të marrin pjesë kryetari i Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov, deputetë, dekanë nga administrata e rektorit dhe përfaqësues nga Kuvendi i Studentëve të Universitetit.
Në kuadër të vizitës në Shtip, presidentja Siljanovska-Davkova do të vizitojë Muzeun e veprimtarëve të VMRO-së nga Shtipi dhe rrethina e Shtipit.