Siljanovska-Davkova: Do t’i shqyrtoj statuset e të gjithë ambasadorëve jashtë vendit

nga D V

Shkup, 8 prill – Kandidatja për presidente e mbështetur nga OBRM-PDUKM-ja, Gordana Siljanovska Davkovka fushatën presidenciale e ka vazhduar me qytetarët e Koçanit.

Para tyre Davkova tha se përveç sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, prioritet i mandatit të saj do të jetë edhe shqyrtimi i ambasadorëve që përfaqësojnë vendin jashtë shtetit.

“Do t’i shqyrtoj statuset e të gjithë ambasadorëve jashtë vendit. Në mesin e tyre kara edhe nga ata me dinjitet dhe që kanë bërë karrierë dhe me përgjegjësi e mbrojnë imazhin dhe krenarinë e Maqedonisë, ndërsa ka edhe nga ata që na turpërojnë. Është koha e fundit që vetëm më të mirët të shkojnë jashtë vendit”, tha Gordana Siljanovska Davkovka.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More