Siljanovska-Davkova i priti kryeministrin Mickoski dhe kabinetin qeveritar

nga Xh M

Shkup, 24 qershor – Presidentja Gordan Siljanovska Davkova sot i priti kryeministrin Hristian Mickoski dhe anëtarët e Qeverisë së sapozgjedhur, me ç’rast i uroi për zgjedhjen e tyre, duke u dëshiruar punë të suksesshme në përmbushjen e qëllimeve strategjike të shtetit, përparim ekonomik dhe përmirësim të standardit jetësor të qytetarëve, kumtoi kabineti i saj.

Presidentja shfaqi pritje nga përbërja e re qeveritare se me në mënyrë të ndërgjegjshme, me nder dhe me përgjegjësi do ta realizojë programin e parashtruar për punë, në pajtim me interesat nacionale të vendit dhe interesat e qytetarëve.

Qeveria e re të cilën e kryeson Mickoski u zgjidh mbrëmë në Kuvend me 77 vota “për” dhe 22 vota “kundër”. Koalicionin qeveritar e përbëjnë VMRO-DPMNE, partitë nga kolaicioni VLEN dhe ZNAM.

Në kabinetin qeveritar ka 20 ministri, katër më shumë se deri më tani. Pesëmbëdhjetë anëtarë janë nga koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE, gjashtë nga koalicioni VLEN dhe dy nga ZNAM.

Mickoski është kryeminsitri i 13-të, ndërkaq e kryeson qeverinë e njëzet që nga pavarësimi i shtetit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More