Siljanovska Davkova i vizitoi pjesëtarët e Armatës të angazhuar në shuarjen e zjarreve në rrethinën e Negotinës

nga D V

Negotinë, 16 korrik – Kryetarja dhe komandanti suprem i Armatës, Gordana Siljanovska Davkova, e shoqëruar nga zëvendësi i shefit të Shtatëmadhorisë, gjeneral-majori Azim Nuredini, sot i ka vizituar pjesëtarët e Armatës, të cilët janë të angazhuar për shuarjen e zjarrit në rajonin e Pepelishtes, rrethina e Negotinës, që është një nga rajonet kritike të kapluara me zjarret në shtet.

Siç informuan pasdite nga Zyra për marrëdhënie ushtarake me opinionin, presidentja Siljanovska Davkova u informua për aktivitetet , të cilat i ndërmerr Armata në asistim me të gjitha subjektet e involvuara në shuarjen e zjarreve në terren dhe nga ajri, si dhe për situatën aktuale në terren.

“Gjatë vizitës në vendet e kapluara nga zjarri në rethinën e Pepelishtes dhe Krivollakut, presidentja u njoftua për kapacitetet e angazhuara të armatës, zonat dhe mënyrën e angazhimit, si dhe për koordinimin dhe obligimet e Armatës me subjektet e tjera në lokalizimin e zjarreve në këtë zonë. Me këtë rast, presidentja shprehu mirënjohje për të gjithë pjesëtarët e Armatës, të cilët me profesionalizëm dhe përkushtim janë angazhuar në ballafaqimin me zjarret”, kumtuan nga Zyra për marrëdhënie ushtarake me opinionin.

Gjatë dy ditëve të kaluara, në përputhje me gjendjen e shpallur të krizës dhe vendimin e presidentes për angazhimin e pjesëtarëve të Armatës, qindra pjesëtarë të Armatës nga batalioni i dytë këmbësorik dhe dy helikopterë dhe personel nga VING-u i aviacionit, në koordinim me strukturat kompetente, janë angazhuar për shuarjen e zjarreve në disa lokacione në malin Serta.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More