Siljanovska-Davkova pati një takim të shkurtër me Trump: Një gjest simbolik respekti dhe partneriteti

nga D. V.

Shkup, 25 qershor – Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova njoftoi se pati një takim të shkurtër me presidentin e SHBA-së, Donald Trump në margjinat e samitit të NATO-s në Hagë.

“Një takim i shkurtër me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, një gjest simbolik respekti dhe partneriteti. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj aleancës me SHBA-në si partneri ynë kryesor strategjik brenda NATO-s dhe më gjerë”, shkroi Siljanovska Davkova në Facebook.

Ajo më parë u takua me Presidentin Çek Petr Pavel dhe kryeministrat e Estonisë dhe Belgjikës, Kristen Michal dhe Bart de Wever.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More