Shkup, 7 nëntor – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e ka pritur ambasadorin e Republikës së Sllvenisë, Gregor Presker, njoftoi Kabineti i saj.
Në takim janë shkëmbyer opinione lidhur me procesin aderues të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me ç’rast presidentja porositi se eurointegrimet e vendit është e domosdoshme që të bazohen në kritere, që vlejnë për kandidatët tjerë.
Në këtë drejtim, Siljanovska Davkova e riafirmoi qëndrimin se procesin eurointegrues i vendit duhet të zhvillohet konform parimit të meritave dhe me zbatim konsekuent të Kritereve të Kopenhagës.
Në takim bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmëri për intensifikim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe veprimin e përbashkët rajonal me qëllim të prosperitetit ekonomik dhe përballjen me sfidat globale.
Është konstatuar se Sllovenia është një nga partnerët më të rëndësishëm tregtar dhe investitorë në vend, por se potencialet për bashkëpunim ekonomik nuk janë përdorur deri në fund, me çka intensifikimi i saj duhet të jetë një nga prioritetet kryesore të dy vendeve në të ardhmen.
Dy bashkëbiseduesit e kanë konfirmuar përkushtimin për bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe promovimin e vlerave të përbashkëta të demokracisë, paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm në skenën globale, theksohet në komunikatën e Kabinetit të presidentes Siljanovska Davkova.