Siljanovska Davkova – Tajani: Italia është partneri i ynë i rëndësishëm politik dhe ekonomik

nga Xh M

Shkup, 10 shtator – Mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në nivel bilateral dhe ndërkombëtar, gjendja aktuale rreth procesit të anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, si dhe zhvillimet aktuale në rajon, ishin tema të biseidmeve në takimin e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova me ministrin italian të Punëve të Jashtme, Antonio Tajani.

Bashkëbiseduesit, siç njoftojnë nga Kabineti i presidentes, kanë shprehur kënaqësinë për dialogun aktiv dhe të vazhdueshëm politik, i cili është një konfirmim i marrëdhënieve tradicionalisht të mira dhe miqësore mes dy vendeve.

Duke theksuar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është prioriteti ynë strategjik, presidentja shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësimin e vazhdueshëm të politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Në interes të stabilitetit, prosperitetit dhe rritjes ekonomike, presidentja Siljanovska Davkova potencoi domosdoshmërinë e përshpejtimit të anëtarësimit në BE dhe shprehu pritjen që me ndihmën dhe mbështetjen e fuqishme të miqve tanë të vërtetë, vendi do të arrijë më lehtë ta kalojë rrugën evropiane.

Në këtë drejtim, presidentja konfirmoi përkushtimin për përmbushjen e agjendës së reformave, ruajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimin aktiv rajonal.

Duke theksuar se Italia është partneri ynë i rëndësishëm politik dhe ekonomik, presidentja Siljanovska Davkova shprehu pritjen e saj për avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar ndërmjet dy vendeve dhe përforcimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fushën e sigurisë në kuadër të NATO Aleancës.

Presidentja theksoi gatishmërinë për të nxitur bashkëpunimin përmes diplomacisë kulturore dhe publike dhe potencoi mundësinë e bashkëpunimit me rajonet italiane në fushën e turizmit, rinisë dhe sportit, si dhe në fushën e industrive kreative.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More