Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Siljanovska Davkova: VMRO ka legjitimitet të plotë për të mbledhur nënshkrime kundër ligjit për regjistrim

Shkup, 25 shkurt – Në edicionin e sotëm të lajmeve në televizionin Sitel mysafire ishte deputetja nga radhët e VMRO-DPMNE-së, profesor dr. Gordana Siljanovska Davkova, e cila foli për nënshkrimet që VMRO-DPMNE i mbledh kundër ligjit për regjistrim, si dhe për zhvillimet aktuale në lidhje me arratisjen misterioze dhe kthimin e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov.

Siljanovska Davkova theksoi se VMRO-DPMNE ka legjitimitet të plotë për të mbledhur nënshkrime kundër një ligji të caktuar, në këtë rast një ligj i keq për regjistrim, sepse edhe mënyra e miratimit dhe zbatimit të tij është e keqe. Sipas saj, duhet të ketë konsensus për çështje të tilla, përkatësisht të gjitha partitë politike duhet t’i japin mendimet dhe vërejtjet e tyre, por qeveria nuk i dëgjoi kërkesat e partive të tjera politike që nuk janë pjesë e shumicës parlamentare.

Republika e Maqedonisë kategorizohet si një vend me regjim hibrid dhe për këtë arsye shumë nga propozimet e VMRO-DPMNE nuk u pranuan, thotë Davkova.

Ajo shtoi se VMRO-DPMNE propozoi të furnizohen aparate për finger print, me ç’ka regjistrimi do të kishte më shumë legjitimitet dhe rëndësi, por qeveria nuk është për një hap të tillë, sepse me përdorimin e pajisjeve të tilla nuk do të mund të rregullohen numrat ashtu si qeveria i ka imagjinuar.

Regjistrimi duhet të jetë një operacion statistikor që do të sigurojë informacione dhe shifra të sakta, sepse mbi ata numra ndërtohet shoqëria dhe mbartet kujdesi shoqëror. Që një person të regjistrohet, ai duhet të jetë këtu çdo ditë, do të thotë të jetojë këtu dhe të mos jetë person që migron dhe nuk qëndron në Republikën e Maqedonisë për një kohë të gjatë. Ata njerëz nuk duhet të numërohen, sepse kështu shumë fshatra dhe qytete do të kenë popullsi të madhe, ndërsa në fakt janë bosh”, përfundoi Siljanovska Davkova.

Postime të ngjashme

Koncepti i ri i arsimit kundërshtohet nga drejtorët e shkollave fillore të Strugës

N E

I caktohet tridhjetëditë paraburgim Dragi Rashkovskit

N E

Në maj nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e interkonektorit të gazit me Greqinë

N E

Maqedonia në 24 orët e fundit regjistron 627 raste të reja dhe 47 viktima nga Kovid-19

N E

Zoran Zaev: Me marrëveshjen kolektive është paraparë edhe rritja e pagës së mësimdhënësit

N E

Shilegov: Transporti publik do të dixhitalizohet, dhe do të ketë një biletë të vetme

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...