Siljanovska mori detyrën e presidentes

nga Redaksia

Gordana Siljanovska-Davkova e mori pozitën e Presidentes së Shtetit nga Stevo Pendarovski në kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në një ceremoni zyrtare me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake.

Nga Kuvendi ajo u drejtuar drejt “Villa Vodno”, ku dha betimin solemn për kryerje të detyrës me ndërgjegje dhe iu drejtua deputetëve të pranishëm, trupit diplomatik dhe përfaqësuesve të jetës politike e shoqërore.
Mandati pesëvjeçar presidencial i Gordana Siljanovska-Davkovës, e cila është presidentja e gjashtë dhe njëkohësisht presidentja e parë femër që nga pavarësia e vendit, fillon sot.

Në zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 24 prill dhe 8 maj, ajo fitoi 561 mijë vota.

Ajo në fjalimin e saj në Kuvend ka theksuar se ky është angazhimi më i madh në jetën e saj, përveç se është dhurata më e bukur për ditëlindjen e saj që ishte dje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More