Agjencia Zhurnal.mk

Siljanovska: Për mua votuan 100mijë maqedonas më shumë se sa për Pendarovskin

Profesoresha Gordana Siljanovksa e cila humbi në zgjedhjet presidenciale nga Stevo Pendarovski, thotë se për të kanë votuar rreth 100.000 maqedonas më tepër se sa kandidati konsesual i LSDM-së dhe BDI-së, përcjellë Zhurnal.
“Numrat e mia tregojnë se për mua kanë votuar 100 mijë maqedonas më tepër se kundërkandidati im, kjo nuk na bashkon por na përçanë”, tha Siljanovska në Tv Alfa, duke folur për ndarjet mes votuesve maqedonas dhe shqiptarë.
Ajo tregon çfarë ka menduar kur numërimi i votave ka treguar fitore të bindur për Pendarovskin. Siç thotë Siljanovksa, fitorja e Pendarovskit ka ardhur si shkak se në Maqedoni jetohet në kohën e partitokratisë dhe jo demokracisë, për këtë për qytetarët më e rëndësishme është se cilës parti i takon kandidati.
“Prita vendim nga vet qytetarët, në çka unë thellë besoja dhe mbështetesha, edhe pse Maqedonia jeton në kohën e partitokratisë dhe jo demokracisë. Para fundit të mbylljes së votimit, bindja ime ishte që prap se prap bota maqedonase nuk ka ndryshuar, se në orët e fundit vendimin e kanë sjellur partitë, dhe jo qytetarët. Është e palogjikshme që mbi 90% të qytetarëve në një komunë, të cilët më parë kanë votuar për Rekën, tani përnjëherë të ndryshojnë mendim. Prita ndryshime, nuk është ndryshuar mënyra e vendosjes, mendoj që në këtë votim kishte pjesë edhe fjala e liderëve fetarë, që është më e çuditshme për një shtet sekular”, tha ajo./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...