Maqedoni

Siljanovska përplaset me deputetët e shumicës: Nuk keni dy lidhje me drejtësinë

Zhurnal Ads

Shkup, 14 shtator – Zhurnal.mk – Ndërhyrje nga vendi, brohorima, duartrokitje në sallën e Kuvendit gjatë kohës së debatit të sotëm për zgjedhjen e anëtarëve të trupave të Kuvendit. Kjo ndodhi sot pasi deputetja nga radhët e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova nga foltorja tha se kuadrot që hynë në komisione duhet të kenë njohuri nga fusha ku janë vendosur dhe propozoi që për të gjithë Kuvendi të hedhë sy në biografitë e tyre profesionale, sipas shembullit të Sllovenisë, informon Zhurnal.

Disa nga deputetët nga shumica parlamentare reaguan zëshëm me çka Davkova iu kthye e nervozuar me fjalët: “Mos bëni ashtu me kokë, nuk keni dy lidhje me drejtësinë”.

Pas kësaj vijoi duartrokitje nga deputetët e opozitës, ndërsa ato nga pushteti vazhduan të ndërhyjnë nga vendet e tyre, ndërsa Siljanovska vazhdoi për të njejtën temë.

Në këtë reagoi edhe vet kryeparlamentari Talat Xhaferi, duke thënë se ajo nuk ka të drejtë ti klasifikojë deputetët sipas arsimimit sepse ata janë zgjedhur nga populli.

“Nuk keni të drejtë të kontestoni një deputet tjetër. Pavarësisht në çka menduat, nuk keni nevojë t’i drejtoheni ndonjë deputeti dhe ti thoni se nuk ka lidhje me drejtësinë. Kemi kryetar të komisionit me fakultet elektro-teknik dhe nuk shoh asgjë kontestuese këtu. Nuk keni të drejtë të përziheni në përzgjedhjen e deputetëve. Kush është “për” do të ngritë dorë normalisht, ndërsa nëse ka pullë do ta shtypë atë. Nuk jemi në fakultetin juridik, nëse kemi nevojë do ju thërrasim për këshilla. Ne jemi zgjedhur nga qytetarët dhe vetëm ata mund të kërkojnë të kthejmë mandatin” tha Xhaferi duke iu drejtuar Siljanovskës.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Angelovska-Bezhoska. Kjo është krizë në të cilën përgjigja e parë është lehtësimi i politikës monetare

XH,I

Gjorgiev: Memorandumi bullgar nuk ndihmon në arritjen e suksesit të komisionit të përbashkët

Z H

Rast social/7 jetimat nga Haraçina bëhen me shtëpi të re

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...