Simevski: Nuk ka mundësi dikush të përjashtohet nga regjistrimi

Shkup, 4 shtator  – Nëse anëtarët e një shtëpie të cilët duhet të regjistrohen nuk janë në shtëpi, atëherë regjistruesit lënë porosi me një afat kohor kur sërish do të kalojnë. E lënë edhe numrin e telefonit në rast se personi nuk është në mundësi  në periudhën e caktuar të jetë në shtëpi, të caktojë me regjistruesin kur mund të zbatohet regjistrimi.

 

“Kjo është teknikë të cilën e kemi përdorur  në të gjitha regjistrimet deri tani dhe gjithmonë është treguar si e suksesshme. Nuk ka mundësi të përjashtohet dikush  dhe askush nuk do të qëndrojë në shtëpi 26 ditë për t’i pritur regjistruesit, por normal i kryen obligimet e tij të përditshme”, deklaroi drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë Apostol Simevski.

Përsëriti se në rast kur qytetarët do të insistojnë në regjistrues të vaksinuar, kjo do t’u mundësohet, ndërsa në lidhje me numrin e regjistruesve të vaksinuar, tha se shifra e saktë do të kuptohet  këto ditë. Dy e treta, siç potencoi,  janë vaksinuar sepse atë e kanë cituar kur u paraqitën për regjistrues.

“Nuk kemi shifër ideale, sepse paraqitja për pjesëmarrje  në regjistrim filloi në fillim të gushtit dhe në paraqitje tregojnë nëse janë vaksinuar apo jo. Dy e treta janë vaksinuar në atë periudhë  kur janë paraqitur, megjithatë nëse dikush nga ata të cilët nuk ishin të vaksinuar, në ndërkohë janë vaksinuar, nuk e dimë deri në këtë moment. Këtë do ta kuptojmë gjatë këtyre ditëve sepse duhet të mblidhen të gjitha informatat dhe të regjistrohen”, tha Simevski.

Për të sëmurët nga Kovid-19, Simevski sqaroi se Ministria e Shëndetësisë në bazë ditore do të dorëzojë lista ku ka persona të sëmurë dhe persona në izolim.

“Qëllimi ynë është ne të presim, nëse për atë ka mundësi, të dalin këto persona nga izolimi dhe atëherë do ta zbatojmë regjistrimin, të jetë më i sigurt edhe për vetë regjsitruesin.  Megjithatë, nëse nuk ekzistojnë kushte për diçka të tillë, atëherë kemi protokolle të veçanta si të veprohet  me regjistrimin në amvisëritë ku kemi persona të sëmurë apo persona në izolim”, sqaroi Simevski. 

Related posts

Më 26 korrik do të shpallet gjykimi për organizatorët e “27 prillit”

D V

Albin Kurti: Jemi të gjithë me shpirt e zemër pranë Tetovës

N E

Zaev: Rreth 40 mijë studentë do të marrin subvencion për ushqim të paguar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com