Simmons: EULEX-it i kërkohej t’i largonte nga skena politike disa politikanë që vlerësoheshin “peshqi të mëdhenj”

Ish-kryetari i asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons është duke u deklaruar para anëtarëve dhe deputetëve të Komisionit për Legjislacione.

 

Me këtë rast Simmons deklaroi se misioni i EULEX-it ka pasur objektiva politike në Kosovë.
Madje ai tha se kurrë nuk janë mohuar deklarimet e tij për korrupsion brenda EULEX-it.

“I ftoj EULEX-in dhe BE-në që të bashkëpunojnë në hetimin e këtyre çështjeve. Nuk është hera e parë që një proces hulumtues është i manipuluar brenda tyre, nëse ju vendosni të hapni një hetim të plotë dua t’u ofrojë detaje të plota të rasteve të tjera kur ka pasur ndërhyrje në investigime dhe kohëve të fundit kam pranuar një korrespodencë nga email-i lidhur me mungesën e informimit ku brenda BE-së kanë pasur shqetësime për atë kohë.Ishte e qartë për mua se suksesi do të matej me numrin e dënimeve. Ata që kanë qëndruar në rrugë të këtij procesi ishin të shikuar si njerëz që prishnin planin dhe duhej të largoheshin nga pushteti dhe ndikimi.Gjyqtarët e EULEX-it ishin për të arritur këtë dhe s’ishin mision i qeverisjes së drejtësisë, por mision politik nga njerëz që s’mund të bënin atë përmes politikës”, tha ai.
Tutje Simmons tha se kishte direktive që gjykatësit e këtij misioni t’i largonin nga skena politike disa politikanë që konsideroheshin si “peshqit e mëdhenj”, duke i dënuar.

“Më kanë thënë se misioni ka synuar të largojë nga jeta politike persona që quheshin peshqi të mëdhenj. Më thanë se presin të shohin gjykatësit e EULEX-it t’i dënojnë ata”, tha Simmons.

Ai u tha deputetëve se mund t’u ofrojë detaje për secilin rast ku ka pasur ndërhyrje me karakter politik. Ai tha se këtë do ta bëjë në rast se deputetët vendosin ta hapin një hetim të plotë për këtë.

Madje ai pyeti se pse Bashkimi Evropian nuk po e bën të mundshme që edhe serbët të përballen me drejtësinë, njësoj sikurse shqiptarët në kuadër të Dhomave të Specializuara

Related posts

Mbahet takimi i parë i Grupit Punues për plotësim-ndryshim e Projektligjit për Persona të Zhdukur

D V

Ambasada e Amerikës ngushëllon familjarët e viktimave për tragjedinë në Kroaci

D V

Qeveria u përgjigjet kritikave për mungesë platforme në dialog: Ajo merr kuptim atëherë kur ka agjendë të dakorduar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com