Simon Biles përkulet përpara “mbretëreshës” Andrade

nga D V

Simon Biles nuk e kishte imagjinuar një mbyllje të tillë. Kampionia amerikane u thye në ushtrimin në dysheme, në gjimnastikë artistike nga rivalja braziliane, Rebeka Andrade. Pavarësisht humbjes dhe marrjes vetë të medaljes së argjendtë, Simon Biles i njohu meritat rivales braziliane.

Së bashku me amerikanen Çilis, që mori medaljen e bronzit, ato u përkulën në podium përpara fitueses. Një vlerësim për talentin e kampiones olimpike Andrade dhe treguesi madhështisë së Biles.

Një dalje nga kufijtë me të dyja këmbët gjatë rutinës, i kushtoi penalizimin me 6 të dhjetat e pikës, që në fund bëri edhe diferencën për vendin e parë në podium.

Në anën tjetër, edhe pse kishte një ushtrim me nivel më të ulët vështirësie, Andrade e ekzekutoi në mënyrë perfekte, duke siguruar medaljen e artë. Amerikania Baljs e mbylli Olimpiadën në Paris me tre medalje ari dhe një argjend, ndërsa mbetet gjimnastja më e dekoruar në histori, me 41 medalje botërore dhe olimpike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More