Agjencia Zhurnal.mk

Simon Cowell ‘ndihet më mirë’ dhe ‘po ecën përreth’ vetëm disa ditë pas operacionit në shpinë

Simon Cowell ‘po bëhet më mirë’ derisa po rikuperohet pasi ditë më parë u rrëzua nga biçikleta e tij elektrike dhe theu shpinën në disa vende.

Moguli i mediave, 60 vjeçar, iu nënshtrua një operacioni gjashtë orësh për të futur një shufër metalike në shpinë të shtunën në mbrëmje pasi ra nga biçikleta e tij e re ‘Swind EB-01’.

Duke folur për MailOnline, burime të afërta me familjen thanë se: “Ai është në gjendje më të mirë dhe se ishte shumë me fat që nuk u bë më keq”.

Dhe, megjithëse raportohet se është duke marrë disa terapi, Cowell tashmë është kthyer në këmbë duke ecur përreth e madje duke bërë edhe telefonata pune.

“Ai po bën me të vërtetë mirë marrë parasysh gjithçka”, shton më tej burimi.

“Ai është duke ecur përreth por duhet të ketë kujdes pasi kanë kaluar vetëm një ditë nga operacioni”.

“Simon ka filluar të punoj që nga dita e djeshme me e-mail. Ai është më mirë dhe është me fat pasi kjo mund të ishte edhe më keq”, vazhdon burimi.

Ish- e dashura e Simon, Terri Seymour gjithashtu ka zbuluar se ai tashmë ka ndërmarrë disa hapa dhe është përpjekur të kthehet në orarin e tij të ngjeshur të punës.

Sidoqoftë Terri, e cila ka qenë në lidhje me Simon që nga 2002 deri në 2008 dhe ka ruajtur raporte të mira me ish-in e saj, tha se do të kalojë ca kohë përpara se ai të kthehet në gjendjen e tij të zakonshme, duke shtuar se do të ketë nevojë për shumë terapi fizike.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...