Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Simovski: Ata që thirrin për bojkot nuk brengosen fare për shëndetin e qytetarëve

Shkup, 26 mars – Zhurnal.mk – Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostoll Simovski sot ka ftuar qytetarët të mos dëgjojnë thirrjet për bojkot dhe mospjesëmarrje në regjistrim, pasi siç tha ata nuk kanë për qëllim mbrojtjen e popullatës nga pandemia, por qëllim kanë të mos mbahet ky operacion statistikor dhe vendi në vend se të ecë përpara të fundoset në baltë sa më thellë. Regjistrimi do të jetë i sigurt, ka thënë Simovski pasi plotësisht do të respektohen të gjitha protokollet e miratuara.

Sipas tij, gjithnjë e më e intensifikuar është fushata në vend ku disa subjekte tentojnë të demotivojnë qytetarët të marrin pjesë në këtë operacion statistikor. Ai ka ftuar të gjithë qytetarët të mos dëgjojnë këto thirrje pasi siç tha, “kjo është para së gjithash aksion i cili duhet të sigurojë të dhëna me të cilat do të krijohet dhe zbatohen politika për të ardhmen e qytetarëve, jo të subjekteve politike.

“Të respektuar ky vend është ku lirshëm mund të deklaroheni si maqedonas. Regjistrimi është operacion i vetëm që mbledh këtë të dhënë, mos e lëshoni këtë mundësi. Të nderuar qytetarë të vendit, pjesëtarë të më shumë popujve që jetojnë në vend, shqiptarë, turq, romë, vllah, serb, boshnjak dhe të tjerë. Keni mundësinë lirshëm dhe pa presion të deklaroheni si që mendoni se duhet të deklaroheni. Shfrytëzojeni këtë mundësi”, ka thënë Simovski.

Ai ka apeluar te të gjithë qytetarët të harrojnë, siç tha, të gjitha thirrjet për bojkot, presionet mbi ta dhe futjen e frikës.

“Do t’i respektojmë protokollet e miratuara deri në pikë dhe presje. Asnjë nga pjesëmarrësit në regjistrim nuk do të ndikojë që epidemia të përhapet. E dimë se janë situata të rënda dhe vepron psiqikisht ndaj gjithë neve edhe ne jemi njerëz dhe e bartim në vete. Ju siguroj se në atë pjesë duhet të jeni të sigurt. Ja po përmirësohen edhe kushtet kohore, kuptohet se atje ku mundet regjistrimi do të zhvillohet në hapësirë të hapur, atje ku nuk ka mundësi do t’u përmbahemi të gjitha masave konform protokolleve, por edhe më shumë se ajo”, ka thënë kreu i ESHS-së.

Sipas tij, ata që thërrasin në bojkot, e përdorin këtë moment të ndjeshëm te qytetarët dhe propagojnë për mospjesëmarrje, nuk është qëllimi mbrojtja e popullatës. Qëllimi është siç tha Simovski të mos ketë regjistrim në vend dhe ajo të fundoset në baltë sa më thellë, jo të ecë përpara.

Përmes aplikimit për vetregjistrim të diasporës në orën 08:00 sot janë evidentuar 148.719 persona. Vetregjistrimi i shtetasve që jetojnë në diasporë ka filluar më 1 mars dhe do të zgjasë deri më 21 prill.

Regjistrimi i popullsisë në vend fillon më 1 prill dhe do të zhvillohet deri më 21 prill konform protokolleve të vërtetuara për mbrojtje nga Kovid-19.

Postime të ngjashme

Instituti “Robert Koch”: Maqedonia nuk ndodhet në listat e vendeve të rrezikshme nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Garë humanitare në kejin e Shkupit për ndihmë të repartit Onkologjik në Klinikën e Fëmijëve

Dafina Vidishiqi

Nënshkrim i marrëveshjeve për dërgimin e këshilltarëve ekonomikë nga Ministria e Ekonomisë dhe e Bujqësisë

Dafina Vidishiqi

Paratë e diasporës së Maqedonisë – më shumë nëpërmjet bankave, më pak para në dorë

R Zh

Maqedonia me 425 raste aktive, deri tani janë vaksinuar 254.154 qytetarë

Dafina Vidishiqi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...