Simovski: Brenda ditës po regjistrohen 100 mijë qytetarë

Shkup, 16 shtator – Rrjedha e regjistrimit është në kuadër të asaj që e prisnim, e madje edhe me tempo e cila mendojmë se është më e mirë nga e pritura. Brenda ditës, në ditët me punës, mesatarja e regjistrimit është rreth 100.000 persona, për fundjavë është diç më mirë dhe presim fundjavën e ardhshme të jetë edhe më mirë., deklaroi sot drejtori I Entit shtetëror për statistika, Apostol Simovski, në “Brifingun e mëngjesit”.

 

Është fakt, theksoi Simovski, se popullata e pranon masivisht këtë operacion dhe të gjitha tentimet që regjistrimi të bojkotohet dhe dështojë, bien në ujë.

“Cak I sulmeve, pasi që filloi regjistrimi është ueb-faqja jonë, megjithatë kjo nuk ka lidhje me pjesën e regjistrimit. Nuk bëhet fjalë për problem softuerike, por për sulme të vazhdueshme milionëshe gjatë tërë këtyre ditëve. Pati tentim të sulmohet edhe sistemi për regjistrimin. Dy here ka ndodhur dhe dy here janë refuzuar me sukses. Tashmë nuk kemi raste të tilla”, konsideron Simovski.

Ekzistojnë, theksoi Simovski, struktura të caktuara të cilat nuk dëshirojnë që regjistrimi të kryhet.

“Nuk mund të kuptoj për çfarë arsye. Nëse arsyeja është lufta për pushtet apo çfarëdo qoftë tjetër, e më pas të shkatërrohet shteti, atëherë përse është pushteti I tillë. Megjithatë, është e qartë se ekzistojnë struktura të tilla dhe ndoshta kanë diç të përzier edhe në këtë pjesë, por nuk e di dhe nuk dua të spekuloj”, deklaroi Simovski.

Lidhur me informatat për numrin e qytetarëve të cilët u deklaruan si bullgarë, Simovski tha se askush deri më tani nuk ka pasur qasje drejt bazës me të dhëna në mënyrë që të mund të ekzistojë një informatë e tillë.

“Kjo është ‘marrëzi e pastër’ dhe mendoj se diçka e tillë nuk meriton koment. Askush deri më tani nuk ka hyrë në të dhënat të cilat janë grumbulluar nga regjistrimi. Asnjë person I vetëm. I tërë sistemi është me mbrojtje të paraparë paraprakisht për çfarëdo lloj hyrje në të, e madje edhe nga të punësuarit tanë”, deklaroi Simovski.

Të dhënat, theksoi Simovski, do të jenë të kapshme pasi që të përfundojë regjistrimi dhe përpunimi I përgjithshëm.

Related posts

Regjistrohen 454 raste të reja me Kovid-19, nëntë të vdekur dhe 308 pacientë të shëruar

D V

Zv/komandanti i zjarrfiksave të Tetovës: Teksa po shuanim zjarrin po i nxjerrnim edhe viktimat nga Covid Qendra

D V

MASH-i: Mbi 18 100 aplikime të pranuara në thirrjen e parë për një racion të subvencionuar për studentët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More